750 mijë stërlina për Andrew! Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi për qëllimin e pagesës
Një pagesë prej 750 mijë stërlinash për Andrew Mountbatten-Windsor është bërë pjesë e një procesi në Gjykatën e Lartë në Londër

Një pagesë prej 750 mijë stërlinash për Andrew Mountbatten-Windsor është bërë pjesë e një procesi në Gjykatën e Lartë në Londër. Biznesmenia turke që transferoi paratë pretendon se ish-këshilltari i saj financiar e mashtroi për qëllimin e pagesës, ndërsa Andrew e ka kthyer shumën dhe nuk akuzohet për shkelje.
Telashet për Princin Andrew, nuk kanë të mbaruar edhe pas heqjes së titujve mbretërorë. NJë biznesmene pretendon se është mashtruar teksa mendonte se po paguante për ndihmë lidhur me pasaportën.
Biznesmenia turke Nebahat Isbilen i ka thënë Gjykatës së Lartë në Londër se transferoi 750 mijë stërlina për Andrew Mountbatten-Windsor në vitin 2019, mbi bazën e shpjegimeve të rreme të ish-këshilltarit të saj, Selman Turk.
Pagesa është pjesë e një padie më të gjerë. 81-vjeçarja akuzon Turk se i ka përvetësuar 38 milionë stërlina nga pasuria. Ai i kundërshton pretendimet.
Sipas mbrojtjes së Turk, Isbilen e dinte se paratë po jepeshin me shpresën që Andrew të ndihmonte bashkëshortin e saj, një ish-deputet i burgosur në Turqi.
Andrew, i cili në kohën e pagesës mbante titullin Duka i Jorkut, i ka kthyer 750 mijë stërlinat. Ai pritet të dëshmojë në dhjetor dhe nuk akuzohet për ndonjë shkelje në këtë proces.
Avokatët e biznesmenes përmendën edhe një pagesë prej 15 mijë stërlinash për ish-bashkëshorten e tij, Sarah Ferguson. Sipas tyre, Turk e kishte urdhëruar transferimin duke e paraqitur si pagesë për festën e 60-vjetorit të saj. Në gjykatë u përmend gjithashtu një shumë e paspecifikuar si dhuratë martese për princeshën Beatrice.
Isbilen kërkoi ndihmë për të transferuar pasurinë jashtë Turqisë pas arrestimit të bashkëshortit në vitin 2015. Avokatët e saj i cilësojnë akuzat ndaj tij të motivuara politikisht.
Pasi njohu Turk, ajo i besoi administrimin e pjesës më të madhe të pasurisë. Mbrojtja e tij këmbëngul se biznesmenia i kuptonte dhe i drejtonte vetë çështjet financiare. Procesi pritet të përfundojë në mars.
Lexo edhe
SHOWBIZ
“Nuk më jepnin role, sepse nuk isha aktore e bardhë”, rrjeti ‘kryqëzon’ JLo: Boll bëre viktimën!

Jessica Alba detyrohet t’i paguajë ish-bashkëshortit mbi 577 mijë dollarë, pjesë e marrëveshjes së divorcit

Endi Demneri befason me paraqitjen pas lindjes së djalit, modelja shfaqet më në formë se kurrë

“Të gjithë folën, unë nuk thashë asgjë”, Chiara Ferragni rrëfen periudhën më të errët të jetës në Netflix

Jennifer Lopez pretendon se e ka pasur të vështirë të marrë role për shkak të prejardhjes së saj, njerëzit tallen me të





