“Nuk më jepnin role, sepse nuk isha aktore e bardhë”, rrjeti ‘kryqëzon’ JLo: Boll bëre viktimën!
“Nuk më jepnin role, sepse nuk isha aktore e bardhë”, rrjeti ‘kryqëzon’ JLo: Boll bëre viktimën!Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez është përfshirë në një debat të gjerë në rrjetet sociale pas deklaratave për vështirësitë që ka hasur në fillimet e karrierës së saj në Hollywood

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez është përfshirë në një debat të gjerë në rrjetet sociale pas deklaratave për vështirësitë që ka hasur në fillimet e karrierës së saj në Hollywood. Artistja me origjinë portorikane ka folur për pengesat që, sipas saj, i janë krijuar për shkak të prejardhjes latine dhe faktit që nuk ishte një aktore e bardhë.
Në një intervistë për gazetën “The New York Times”, 57-vjeçarja ka treguar se kjo ishte një nga arsyet që nuk merrte ofertat e dëshiruara për role në industrinë e filmit.
“Arsyeja, mendoj, është se thjesht nuk isha aktorja e zakonshme e bardhë”, është shprehur Lopez.
Ajo pranoi se Hollywood-i ka bërë përparime ndër vite sa i përket diversitetit dhe përfaqësimit, por sipas saj, barrierat nuk janë zhdukur plotësisht. Këngëtarja tregoi gjithashtu se nuk ka pritur gjithmonë që mundësitë t'i vinin nga të tjerët, por ka marrë vetë iniciativa për të krijuar projekte dhe për të ndërtuar karrierën e saj.
Megjithatë, deklaratat nuk u pritën mirë nga të gjithë. Një pjesë e përdoruesve të rrjeteve sociale vuri në pikëpyetje pretendimet e saj, duke argumentuar se karriera e gjatë dhe suksesi i arritur në kinematografi nuk përputhen me përshkrimin që ajo bëri për mungesën e mundësive.
Ndër reagimet më të komentuara ishte ai i komentatores së Fox News, Tomi Lahren, e cila iu përgjigj artistes në platformën X me një koment ironik: “Hahaha, po, sigurisht”.
Edhe Oli London reagoi ndaj fjalëve të Lopez, duke vënë në dukje se ajo ka interpretuar në 44 filma dhe se pasuria e saj vlerësohet rreth 400 milionë dollarë. Ndërsa aktorja Adrianne Curry-Rhode i cilësoi deklaratat e saj si një “mashtrim në një nivel tjetër”.
Në debat u përfshi edhe kritiku i filmit Christian Toto, i cili, në një reagim për “Fox News Digital”, kujtoi praninë e vazhdueshme të Lopez në industrinë e argëtimit për më shumë se dy dekada.
“Sa aktorë të papunë do të jepnin gjithçka për të siguruar qoftë edhe një pjesë të vogël të roleve që Hollywood-i i ka ofruar asaj?”, deklaroi ai.
Jennifer Lopez u bë e njohur ndërkombëtarisht me interpretimin e këngëtares Selena Quintanilla në filmin biografik “Selena”, në vitin 1997. Më pas, ajo ndërtoi një karrierë të suksesshme në kinematografi, duke u bërë pjesë e produksioneve të njohura si “The Wedding Planner”, “Maid in Manhattan”, “Hustlers” dhe “Marry Me”.
Paralelisht me aktrimin, Lopez ka vijuar edhe karrierën muzikore, duke u shndërruar në një prej emrave më të njohur të industrisë ndërkombëtare të argëtimit.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Jessica Alba detyrohet t’i paguajë ish-bashkëshortit mbi 577 mijë dollarë, pjesë e marrëveshjes së divorcit

Endi Demneri befason me paraqitjen pas lindjes së djalit, modelja shfaqet më në formë se kurrë

“Të gjithë folën, unë nuk thashë asgjë”, Chiara Ferragni rrëfen periudhën më të errët të jetës në Netflix

Jennifer Lopez pretendon se e ka pasur të vështirë të marrë role për shkak të prejardhjes së saj, njerëzit tallen me të

Melania Trump nis përgatitjet për Krishtlindje, pema 5.5 metra mbërrin në Shtëpinë e Bardhë





