INVESTIGIME

Ju tregoj çfarë kam parë!

Piranjat Përditësimi i fundit 30 October 2026, 21:13
Ju tregoj çfarë kam parë!

Nga Osman Stafa

Ishte 17 vjeç. Fytyrën e kishte mbuluar me maskë. Vetëm sytë i dukeshin.

E pyeta: “Pse proteston?”

“Nuk e kam parë babanë as për festa, as për Vit të Ri, as për ditëlindje. Punon në ndërtim, në Gjermani. Iku që unë dhe motra ime të kishim një të ardhme.”

Pastaj më la. Mori një gur. Dhe e hodhi drejt policisë. Nuk e di ku përfundoi ai gur.Por e di historinë e dorës që e hodhi.Kam mbi 150 ditë mes protestuesve. Kam parë vajza që goditeshin me ujë e nuk largoheshin. Studentë që qëndronin mes gazit lotsjellës të lëshuar si shi mes studentëve e gjimnazistëve.

Kam parë një protestues të maskuar që hidhte gurë. Mendova se ishte djalë.

Ngriti maskën.

“Jam vajzë. Gjyshërit i kam të paralizuar. Ndihma që u jep shteti nuk u mjafton as për ilaçe.”

Kam parë një 27-vjeçar të kthyer nga Anglia.

“Ika me kamion. Pagova 8 mijë paund. Asnjë shok i rinisë nuk më ka mbetur në Shqipëri.”

Kam parë një djalë me leuçemi.

“Jetën ia kam borxh Italisë. Po të ishte për Shqipërinë, mbi varrin tim do të kishin mbirë lule.”

Kam parë studentë mjekësie që fshihnin fytyrat. Nuk duan të largohen nga Shqipëria, por nuk shohin të ardhme këtu.

Kam parë fëmijë që prindërit u kërkonin të mos protestonin. Sepse kishin frikë. Frika që dikur ua kishin mësuar atyre, tani po u trashëgohej fëmijëve.Por kam parë edhe anën tjetër të gurit. Kam parë policë që lotojnë.Policë që kanë fëmijë në emigrim. Që kanë prindër me pensione të vogla. Që përballen me të njëjtat çmime, të njëjtat spitale, të njëjtat halle.

Çfarë ndodh kur një njeri që nuk ka parë babanë prej vitesh, hedh një gur drejt një njeriu që ndoshta nuk ka parë fëmijën e tij prej muajsh?

Njëri ka një gur në dorë.Tjetri një mburojë, plumba gome, gaz kimik, shkopin e gomës.Por në fund të ditës, të dy kthehen te të njëjtat probleme.Dhe ndërsa ata përplasen në rrugë, ka të tjerë që e ndjekin përplasjen nga ekranet.Nuk u bie gazi në sy. Nuk u bien gurët mbi trup. Nuk u mungojnë ilaçet në shtëpi. Janë ata që qeverisin. Pushtetarët, të korruptuarit. Ata që duhet të japin llogari për korrupsionin, për paratë publike, për spitalet, për varfërinë, për të ardhmen e këtij vendi.Por ata nuk duan ta bëjnë. As përgjegjësi të mbajnë.

Shqipëria ka para.

Dhe paratë e shqiptarëve shkojnë për spektakle, për Kanye West, për Kopshtin Eden, për gaz lotsjellës e plumba gome. Nuk gjenden për ata që kanë nevojë, për fëmijët jetimë, për ata me aftësi ndryshe, për gjyshërit tanë pensionistë, për fermerët.Korrupsioni është bërë institucioni më i madh i këtij vendi.Pa adresë. Pa ndërtesë. Pa tabelë.

Por me dyer që hapen më lehtë se çdo derë e këtij shteti.Këta të rinj janë rritur duke njohur pothuajse vetëm Edi Ramën si kryeministër.Janë rinia e qeverisjes së tij. Dhe sot, zemërimi i studentëve përplaset me dhunën shumëvjeçare që politika ka ushtruar ndaj tyre.

Por unë kam parë edhe diçka tjetër.

Kam parë një brez që nuk pranon të trashëgojë frikën e prindërve.

Një brez që nuk kërkon të largohet, por të qëndrojë. Që nuk kërkon favore, por të drejta. Që nuk kërkon një Shqipëri vetëm për vete, por për të gjithë.

Edhe për policin që sot ka përballë.Sepse ai 17-vjeçari nuk duhet ta kërkojë babanë në Gjermani.Ajo vajza nuk duhet të zgjedhë mes bukës dhe ilaçeve të gjyshërve.Ai djali me leuçemi nuk duhet t'ia ketë borxh jetën një shteti tjetër.Dhe polici nuk duhet të jetë mburoja pas së cilës fshihen përgjegjësit e këtij realiteti.Unë nuk e di se kur do të ndryshojë Shqipëria.Por di se asnjë vend nuk ndryshon duke i mësuar studentët të heshtin. Dhe në këto mbi 150 ditë, unë kam parë diçka që nuk e kisha parë më parë.

Kam parë frikën të ndërrojë anë.Kam parë të rinj që nuk duan më të ulin kokën.Që duan ta ndërtojnë të ardhmen këtu, në vendin e tyre.Dhe ndoshta, një ditë, ai 17-vjeçari nuk do të ketë më nevojë të mbajë një gur në dorë.Do të mbajë dorën e babait të tij.

Në Shqipëri.

Unë dua ta shoh atë ditë./Piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?