INVESTIGIME

Le të flasim për dhunën

Piranjat Përditësimi i fundit 30 October 2026, 21:57
Le të flasim për dhunën

Përshtatur nga faqja italiane “Urbino” për aktualitetin tonë

Nga Dojna Mema

Të thyesh xhama, vitrina e semaforë, a është dhunë? Po.

Të djegësh një kosh plehrash, një derë a një godinë, a është dhunë? Po, është.

Të hedhësh gurë apo edhe shishe uji mbi policin, çfarë është? Edhe kjo është dhunë.

Jemi dakord.

Tani, flasim për pjesën tjetër. Të jesh 30 vjeç, të rropatesh në punë 6 ditë të javës e të detyrohesh të jetosh me prindërit, a është dhunë?Po. Është dhunë. Po të punosh pa kontratë, me rrogë në të zezë dhe të mos kesh të drejtë as të sëmuresh?!

Po, është dhunë! Po të bësh 2 punë, 10-12 orë në ditë, dhe prapë të mos blesh dot ushqim për fëmijët? Edhe kjo është dhunë! Të presësh me muaj për një skaner, ndërkohë që mund të jesh duke vdekur, çfarë është?

Dhunë!

Po që fëmijët e tu të mos kenë parë kurrë plazh me sy, se një javë pushime shkojnë sa 4 rroga mujore?

Është dhunë!

Po të jesh 20 vjeç dhe ta dish që nuk do ta blesh dot kurrë një apartament?Është dhunë!E një punëtor që vdes në kantierin e kullave që po ndërton dhe nuk e raporton asnjë media e pushtetit, çfarë është?

Është dhunë!Po të injorosh e pastaj të fyesh qytetarët e tu, çfarë është?

Është dhunë!Dhe për këto, sa mbledhje urgjente keni bërë si qeveri? Asnjë.

Sa VKM? Sa PPP? Sa masa parandaluese?

Asnjë.

Sa edicione lajmesh hapen me këto pamje? As edhe një. Sepse kjo dhunë nuk thyen vitrina. Kjo dhunë thyen njerëz.Dhe shumë prej atyre të rinjve e kanë përjetuar që në fillim të jetës. Na kanë bërë të besojmë se kjo është “normale”. Se “kështu është Shqipëria”. Jo, kjo është Shqipëria që ke ndërtuar ti. Ti me shokët e tu. Prandaj dalin në shesh të rinj 15, 16, 20 vjeç, mes plumbave të gomës e gazit. Dhe ti, që gjithë jetën ke folur për fasada, sot habitesh me vitrinat e thyera.

Ke lyer fasada, pa pyetur për jetët e atyre që jetojnë pas tyre; ke ngritur kulla, pa pyetur kush shkelet poshtë tyre, je marrë me turistët e punëtorët e huaj, pa u merakosur për qytetarët e këtij vendi që dhunohen çdo ditë.

Prandaj, para se të diskutojmë për xhamat e thyer e koshat e djegur, eja të flasim pak për dhunën e vërtetë. Atë që u bëhet shqiptarëve çdo ditë prej shumë e shumë vitesh. Dhe që të lë me pasoja për gjithë jetën.

Dhe sot është koha të të kërkojmë llogari për këtë!/ Piranjat news 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.

 

Artikuj te sugjeruar

INVESTIGIME 30 October21:13

Ju tregoj çfarë kam parë!

Nga Osman Stafa Ishte 17 vjeç. Fytyrën e kishte mbuluar me maskë. Vetëm sytë i dukeshin. E pyeta: “Pse proteston?” &ldquo...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?