INVESTIGIME

Dhunë, plumba gome dhe gaz në shkelje të protokollit. Polici e paaftë apo shërbyese e pushtetit?

Piranjat Përditësimi i fundit 30 October 2026, 21:05
Dhunë, plumba gome dhe gaz në shkelje të protokollit. Polici e

Një javë më parë, kreu i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta, denoncoi dhunën disproporcionale të Policisë së Shtetit ndaj protestuesve. Ai tha se mjetet e përdorura nga policia dhe dhuna kanë qenë në masë të madhe. Për të, përdorimi i plumbave të gomës në turmë pa një epiqendër është një ndër shkeljet më të rënda të efektivëve.

Ngjan me një profeci ogurzezë, por e vërteta është që një veteran dhe specialist i Policisë së Shtetit e parashikoi ekzaktësisht atë që do të ndodhte më pas.

Erion Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani, u godit me plumb gome të shtunën e datës 24 tetor, teksa Policia e Shtetit ishte duke hedhur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën. Vishkulli u mor në gjendje të rëndë dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës.

Aktualisht, 28-vjeçari Vishkulli i është nënshtruar ndërhyrjes, ku mjekët italianë bënë të mundur realizimin me sukses të ndërhyrjes. Ndërkohë që në Tiranë, debati për përdorimin e armëve neutralizuese ndaj turmave sapo është hapur.

Ish-efektivi i RENEA-s dhe eksperti i sigurisë, Gert Metani, tregon se, sipas protokolleve të OKB-së, përdorimi i plumbave të gomës është mjeti i fundit që mund të përdoret në protesta dhe organizime. Sipas tij, përdorimi në turmë mund të sjellë dëmtime serioze, e sidomos nëse këto të fundit kanë si drejtim kokën, ku rrezikojnë mjaft organe të rëndësishme jetike.

Eksperti tregohet i qartë dhe i prerë: Përdorimi i plumbave kinetikë nuk mund të bëhet pa kriter dhe në kundërshtim me protokollin.

Gjë që fatkeqësisht ka ndodhur gjatë gjithë ditëve të përshkallëzimit të protestës. Mjafton të shohim fotot dhe videot e shpërndara në rrjet, nga vetë personat e dëmtuar, për të kuptuar se sa disproporcionale kanë qenë veprimet e policisë në terren. 

Veprime që, në daljet e vazhdueshme të kryeministrit, janë konsideruar si në përputhje me ligjin.

Për Dritan Zaganin, ish-punonjës policie, aktualisht azilant në Zvicër, është frika që i shkaktojnë veprimet e dhunshme nga forcat e policisë, të cilat, sipas tij, kanë nga pas dorën e kryeministrit.

Në të vërtetë, ky përdorim permanent i dhunës i ka dhënë pasoja dhjetëra protestuesve të dëmtuar.

Janë mbi 80 raste të dokumentuara të dhunës dhe të mungesës së profesionalizmit të treguar nga Forcat Shqiponja, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, agjentët e krimeve të komisariateve përkatëse që lidhen me menaxhimin. Komisariati numër tre, Komisariati numër një, Komisariati numër dy, agjentët e forcave operacionale që janë të ndarë në dy pjesë.

Metani thotë se askush nuk është i detyruar t'i përgjigjet një urdhri të paligjshëm.

Sidoqoftë, ngelet vetëm një hipotezë për sa kohë nuk kemi parë qoftë dhe një rast të vetëm të një polici që nuk ka zbatuar urdhrat. Madje, në shumë raste i kanë tejkaluar. Sipas Metanit, dislokimi i Forcave Shqiponja, si një strukturë më pak e specializuar, ka qenë një gabim tepër i rëndë i bërë nga zinxhiri komandues i Policisë së Shtetit.

Nga ana tjetër, ish-polici Zagani e cilëson repartin e Shqiponjave si një ndër repartet që punëson patronazhistë dhe individë pa kualifikimet e duhura për të qenë punonjës policie. Përtej përdorimit të plumbave të gomës, për ekspertin ka pasur shkelje të protokollit edhe në përdorimin e ujit me kimikate apo tejkalimin e sasisë së gazit të përdorur ndaj turmave.

E ndërsa ankesat për përdorimin pa kriter të gazit dhe sprajit me piper janë bërë mëse të zakonshme, diçka tjetër nuk kaloi pa u vënë re gjatë ditëve kur protestat kishin arritur kulmin. Bëhet fjalë për nxjerrjen në terren të repartit të specializuar RENEA, që për të dy ekspertët është pa kuptim prania e këtyre të fundit në terren.

Duke parë prezencën e RENEA-s në të gjithë perimetrin e Kryeministrisë, a mund të rrezikohej përdorimi i armëve? Nëse jo, pse duhej ajo prezencë?

Ekspertët shpjegojnë se kjo është një taktikë e kryeministrit për të trembur turmën e për t'i zmbrapsur këta të fundit.

Sipas ish-komisarit Zagani, politika bën një ngatërrim të qëllimshëm të kompetencave mes Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.

A është kjo fytyra e vërtetë e policisë, me të cilën duhet të ndihemi krenarë?

Këtë Zagani e përmbledh me një fjali të vetme. “Policia është pasqyra e shtetit"./Piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?