Protesta para Ministrisë së Arsimit, plagoset një vajzë, transportohet me urgjencë në spital
Një incident është shënuar gjatë ditës së gjashtë të protestës, para Ministrisë së Arsimit në...
Një incident është shënuar gjatë ditës së gjashtë të protestës, para Ministrisë së Arsimit në...
Arrest në burg është masa e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit Gjirokastër ndaj shtetasve...
Kryepeshkopi Joan, në përfundim të Liturgjisë Hyjnore të ditës së sotme, bëri thirrje që të gjithë ata ...
Disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim tëgodinës së Ministrisë së Arsimit. Forcat policore janë vën&eum...
Protesta në Tiranë ka vijuar për të gjashtën ditë radhazi me presion dhe tensione të vazhdueshme. Një pedagog i pranis...
I është bashkuar protestës së rinisë edhe këngëtari Luiz Ejlli, bashkë me familjen e tij. Luiz Ejlli: Isha duke kalua...
‘Dorëheqja e Ramës është e vetmja zgjidhje për të rikthyer normalitetin’. Kështu deklaroi gjatë një d...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në...
Ka nisur protesta e gjashtë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë vijojnë tubi...
Gazetari Almer Toska ka publikuar një video-mesazh drejtuar Kryeministrit Edi Rama, në të cilin gazetari përdor tone të forta dhe dek...
Nga Florjan Binaj
Sapo pamë një investigim ku në Shqipëri, një mjek mbulon 9 laboratorë, në një mjedis ligjor të paqartë, ku askush nuk e di saktë sa duhet të qëndrojë fizikisht mjeku në laborator, kush mban përgjegjësi dhe kur duhet kthyer përgjigjja. Ndërkohë, mjafton të kalosh Morinën dhe gjen një standard shumë më të qartë: rregulla, afate dhe përgjegjësi të përcaktuara.
Dhe këtu lind pyetja: si ka mundësi që kufiri nuk ndan thjesht një komb në dy shtete, por edhe dy mënyra krejt të ndryshme për ta marrë seriozisht shtetin?
Ky nuk është rasti i vetëm ku Dardania, Kosova, na tregon se çfarë do të thotë të kesh institucione dhe shoqëri që reagojnë.
Para disa ditësh denoncuam rastin e një drejtori shkolle që ngacmonte vajzat. Reagimi në Kosovë ishte i menjëhershëm. Institucionet vepruan.
Shoqëria e dënoi rastin.
Fatkeqësisht, kjo në Shqipëri ndodh gjithmonë e më pak, në mos fare.
Ne dhe kolegët tanë denoncojmë pafund afera korruptive dhe njerëz të veshur me pushtet dhe vese, abuzues, përfitues… Por, në shumicën e rasteve, institucionet tona janë shurdhmemece. Madje, i injorojnë plotësisht si investigimet, ashtu edhe faktet, sepse i bie të pranojnë paaftësinë dhe fajësinë.
Si u bëmë ne kaq të mpirë ndaj të keqes?
Nga qytetarë të indinjuar në një shoqëri të mpirë nuk ka ndodhur brenda natës. Ai është një proces i qëllimshëm, i ligjëruar ngadalë për një dekadë a më shumë, duke e kthyer sistemin e vlerave kokëposhtë, por ngadalë.
Duke i hequr shoqërisë dhe shtetit të së drejtës çdo ditë nga një tullë, duke blerë zërat kritikë, duke i mohuar të drejtën atij që i takon e duke ia dhënë atij që s’i takon, duke blerë çdo herë nga një gazetar, nga një program, më pas duke blerë televizione, portale, duke bërë çdo skandal normalitet, duke shpërblyer të keqen e duke dënuar të pafajshmen.
Disave duke ua lidhur qytetarëve sytë, gojën, veshët, duart e këmbët me një rrogë për një pozicion parazit.
Dhe mbi të gjitha, duke i hequr votën e lirë.
Prandaj mbi gjysma e shqiptarëve nuk dalin të votojnë.
Nuk janë dembelë, por e dinë dhe e dimë që në këtë sistem, vota nuk ka vlerë.
Ndryshimi i madh është që në Kosovë institucionet kanë ende ndjeshmërinë për t’u turpëruar. Dhe nuk janë thjesht ligjet, burimet apo traditat. Është turpi. Si vaji që nuk përzihet me ujin, ashtu edhe turpi nuk përzihet me pandershmërinë, sepse në mes të vajit dhe ujit është një shtresë e hollë që i ndan: dinjiteti.
Shtetit shqiptar i ka mbaruar turpi, i ka rënë cipa, madje as nuk skuqet më prej shumë vitesh.
Prandaj ka kaq shumë shqiptarë që ikin.
Jo për paga më të larta, por sepse duan të jetojnë në një vend ku shqetësimet e tyre merren në konsideratë dhe ku mundi vlen.
Emigrimi shqiptar nuk bëhet për shkak të parave: është nevoja për shtet. Prandaj shqiptarët këtu dështojnë, ndërsa jashtë shtetit shkëlqejnë.
Megjithatë, unë kam vendosur të qëndroj.
Sepse ka ende një Shqipëri me shqiptarë të mirë. Ka ende prindër që u mësojnë fëmijëve vlerat universale të së mirës, të qytetarisë, të moralit e të përgjegjshmërisë.
Qëndroj sepse besoj se ajo Shqipëri një ditë do të ngrejë zërin.
Dhe dua të jem këtu kur të ndodhë.
Dhe këta fëmijë, një ditë, në mos do të jetojnë në shtetin që u takon, do ta ndërtojnë atë./piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Sot kur shumica e dites te shkon Scroll ne video disa sekondeshe shpeshhere dhe te bera me AI, perqendrimi eshte thjesht luks prone e vogel e shume pak person...
Nga Julia Ilirjani Sot të gjithë po flasin për servilizmin e artistit. Për artistin që me ndërgjegje bëhet kozmetikë...
Nga Çim Peka Do ta filloj këtë emision me një kërkesë ndjesë. Ndjesë ndaj gazetarit Gjergj Luca. Kisha menduar që...
Nga Ori Nebiaj Unë jam dyzet vjeç. Dhe dua t’i vë një emër brezit tim. Ka pasur brez të luftës, brez të humbur...
Nga Mimoza Hafizi Mirëmbrëma, Unë jam Mimoza Hafizi, dhe profesioni im janë yjet, janë planetet, është Gjithësia. T&e...
Nga Turjan Hysko Sonte, ndërkohë që jemi këtu, në Shqipëri do të lindë një vajzë. Ndoshta edhe ka lindur tash...
Nga Jonida Mukja Mirëmbrëma.Gjatë këtyre viteve të Piranjat, kam ndjekur problemet e dhjetëra njerëzve që na jan&e...
Unë quhem Koloreto Cukali dhe jam skenaristi i Piranjave. Dhe më duket shumë interesante ajo që po ndodh me Moza Ahmetin. Sepse ...
Nga Armand Shkullaku Erion Veliaj më në fund po vihet në provë në të parën betejë të jetës, atë të...
Sot ulet akciza e naftës, por me gungë. Sot shqiptarët me shumë gjasë do provojnë uljen e akcizës së naftës q&eu...