Mourinho pas fitores ndaj Valencias: Lojtarët janë jashtëzakonisht të lodhur, kanë nevojë për rikuperim

Real Madridi mori një fitore të pastër 3-0 në transfertën ndaj Valencias, duke vijuar garën në La Liga në kuotë të barabartë pikësh me Barcelonën. Megjithatë, pas ndeshjes në Mestalla, José Mourinho nuk u ndal vetëm te rezultati, por ngriti shqetësimin për gjendjen fizike të futbollistëve të tij.
Trajneri portugez i cilësoi lojtarët jashtëzakonisht të lodhur pas një kalendari të ngjeshur dhe theksoi se ata kanë nevojë për rikuperim, në një moment kur i pret edhe grumbullimi me përfaqësueset.
“Lojtarët janë jashtëzakonisht të lodhur. Të hënën, të martën dhe të mërkurën ata ende po rikuperohen nga lodhja fizike. Nuk bëhet fjalë për lodhje mendore, sepse një skuadër që fiton nuk e ka atë, por duhet të respektojmë edhe trajnerët e kombëtareve”, deklaroi Mourinho.
Ai shprehu gjithashtu shqetësimin se futbollistët mund të mos kenë kohën e nevojshme për të marrë veten, ndërsa trajnerët e ekipeve kombëtare do të kërkojnë t'i aktivizojnë në ndeshjet e ardhshme.
Në lidhje me paraqitjen ndaj Valencias, Mourinho vlerësoi reagimin kolektiv dhe atmosferën në dhomat e zhveshjes. Sipas tij, skuadra ka bërë përparim të dukshëm dhe lojtarët po mbështesin njëri-tjetrin në fushë. Ai veçoi edhe një moment të Mbappé, i cili në pjesën e dytë u kthye me shpejtësi për të mbuluar pozicionin e Güler.
Trajneri foli edhe për presionin e tifozëve në Mestalla, duke e cilësuar stadiumin e Valencias një nga transfertat më të vështira në Spanjë. Ai vlerësoi gjithashtu gjykimin, duke e konsideruar të drejtë vendimin për kartonin e kuq.
Në fund, Mourinho zbuloi se edhe vetë nuk ishte në gjendjen më të mirë fizike: “Jam shumë i lodhur. Jam i rraskapitur dhe kam ethe. Nëse shërohem, do të shkoj në NFL”, u shpreh me humor portugezi.
Lexo edhe
SPORT
Nga hero i Kupës së Botës, Vozinha përfundon në stol te Colo-Colo në Kili...

De Laurentiis viziton Napolin në grumbullim: Mbështetje për Allegri-n, por me kushte

Skandal/ Bellingham dhe Rüdiger akuzohen për sulm ndaj stafit të sigurisë në...

Merkato/ Milani planifikon huazimin e Camardës në janar, katër klube interesohen për sulmuesin e talentuar

Kosova përballet me Hungarinë në Ferizaj, “Dardanët” kërkojnë fitoren e parë në kualifikimet për Euro 2028





