Egnatia shijon fitoren e parë në Ligën e Konferencës, mposht Lincoln Red Imps

Klubi shqiptar Egnatia ka marrë pikët e plota në shtëpi ndaj skuadrës së Gjibraltarit, Lincoln Red Imps.
Egnatia ishte larg më e mirë gjatë tërë ndeshjes për të fituar me rezultat të ngushtë 2-1.
Vendasit e nisën për mrekulli duke pasur disa raste shënimi përmes Adjessa, Loukili dhe Jaime por dështuan t’i finalizojnë.
Ishte Alessandro Albanese që shënoi nga afërsia pas asistimit fantastik të Medeiros duke kaluar Egnatinë në epërsi (47’).
Albanese shënoi sërish por që goli iu anulua për pozitë jashtë loje (62’).
Kur askush s’e priste, mysafirët krijuan një kundërsulm me Idrissi që arriti të shënonte për të barazuar rezultatin (79’).
Por, shpresa e Lincoln për tre pikë u shua brenda dy minutave lojë. Ishte Medeiros që vulosi fitoren pas asistimit të Ajetovikj (81’).
Kësisoj, Egnatia shkon në kuotën e pesë pikëve në Ligën e Konferencës ndërsa Lincoln mbetet me tre sosh.
Lexo edhe
SPORT
Nga ring-u në ekranin turk, Mike Tyson surprizon fansat me një rol në serialin e njohur

Bëri dy gabime të pafalshme, Pochettino merr vendimin për të ardhmen e portierit Lammens

Skandal në Bolivi, arbitri humb kontrollin dhe godet me grusht portierin pas ndeshjes

FSHF nis hetim për incidentet në ndeshjen Oriku-Kukësi

Gerrard: Me këtë ritëm Bellingham mund të fitojë Topin e Artë këtë sezon!





