Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shiriti “Çifti me jetë të lumtur” tradhton grabitësit, zbardhet skema si u vodhën 43 mijë euro në Ballsh... 'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV VIDEO/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në një familje Grabitet banesa në Durrës, vidhen 22 mijë euro, 800 mijë lekë, në pranga dy persona Tabaku paralajmëron skemën KAYO në Teknologjinë e Informacionit Spiropali reagon ashpër: “Jam si ato qenie mitologjike që po më preve një kokë, më dalin 7 të tjera”... Veliaj refuzon të shkojë në spitalin e Fierit për analizat para operacionit, kërkon vendim nga GJKKO Distafa: Një qytete është evropian, kur qytetari ka hapësirë për të jetuar
AKTUALITET

EMRI/ Shqiptari i dënuar për trafik droge në Britani kërkon të shmangë dëbimin: E dashura ka varësi emocionale ndaj meje

Një 37-vjeçar shqiptar i dënuar për trafik droge në Britaninë e Madhe po përpiqet të shmangë largimin drejt Shqipërisë, duke pretenduar se partnerja e tij rumune vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka nevojë për praninë dhe mbështetjen e tij.

P
Piranjat22 November 2026, 17:09 · 3 min lexim
EMRI/ Shqiptari i dënuar për trafik droge në Britani kërkon

Një 37-vjeçar shqiptar i dënuar për trafik droge në Britaninë e Madhe po përpiqet të shmangë largimin drejt Shqipërisë, duke pretenduar se partnerja e tij rumune vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka nevojë për praninë dhe mbështetjen e tij.

 Bëhet fjalë për Eugert Pulajn, i cili hyri ilegalisht në Britani në vitin 2019. Në qershor të vitit 2024, ai u dënua me dy vite e katër muaj burg, pasi u kap nga policia e Londrës me 24 qese kokainë. Ai u shpall fajtor për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen.

Pas dënimit, Ministria e Brendshme britanike nisi procedurat për largimin e tij, por Pulaj e kundërshtoi vendimin përmes një ankese të bazuar në të drejtat e njeriut.

Sipas raportimit të GB News, shqiptari argumentoi se dëbimi i tij do të kishte pasoja të rënda për partneren, e cila ka status të rregullt qëndrimi në Britani dhe vuan nga çrregullimi i deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD), ankthi dhe depresioni.

Çifti pretendoi se kishte një varësi të fortë emocionale nga njëri-tjetri dhe se Pulaj ishte një mbështetje e rëndësishme për mirëqenien e saj mendore. Avokatët e tij argumentuan se telefonatat dhe mesazhet nuk mund ta zëvendësonin praninë fizike të shqiptarit.

Megjithatë, në shtator, gjykata rrëzoi kërkesën e tij, duke vlerësuar se marrëdhënia e çiftit mund të vazhdonte edhe nëse Pulaj kthehej në Shqipëri. Sipas gjykatës, partnerja mund ta shoqëronte atë në vendlindje, ku 37-vjeçari kishte një banesë familjare, ose të qëndronte në Britani dhe të ruante lidhjen përmes vizitave dhe komunikimit në distancë.

Gjyqtari pranoi se lidhja e tyre ishte e sinqertë dhe se shqiptari i ofronte mbështetje partneres, por theksoi se interesi publik për largimin e tij ishte më i rëndësishëm. Në vendim u morën parasysh hyrja e paligjshme në Britani, dënimi për drogë dhe një tjetër shkelje e kryer gjatë periudhës së lirimit me kusht.

Pas rrëzimit të kërkesës së parë, Pulaj paraqiti një tjetër apel, duke pretenduar se gjykata nuk kishte marrë mjaftueshëm parasysh gjendjen shëndetësore të partneres dhe varësinë e saj emocionale prej tij.

Mbrojtja argumentoi gjithashtu se nuk ishte vlerësuar siç duhej një raport sipas të cilit shqiptari konsiderohej me rrezik të ulët për të kryer vepra të tjera penale.

Por edhe kjo përpjekje dështoi. Gjykatësja Jill Frances vendosi se nuk kishte pasur gabim material ligjor në vendimin e mëparshëm, të datës 15 janar 2026, dhe rrëzoi apelin.

Në vendimin e saj, ajo theksoi se çifti mund të vazhdonte jetën familjare në Shqipëri dhe se vlerësimi për rrezikun e ulët të përsëritjes së veprave penale nuk e tejkalonte interesin publik për dëbimin e tij nga Britania.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.