Euro 2028 vazot/ Shqipëria njeh rivalët e mundshëm! Kuqezinjtë mund të ndeshen me Serbinë, shmangin Kosovën
Shqipëria do të jetë në vazon e tretë për shortin e kualifikueseve të Kampionatit Europian 2028

Shqipëria do të jetë në vazon e tretë për shortin e kualifikueseve të Kampionatit Europian 2028. Kuqezinjtë mund të përballen sërish me Serbinë, ndërsa nuk mund të luajnë me kosovën. Shorti i kualifikueseve do të hidhet më 6 dhjetor në Belfast.
Me mbylljen e fazës së grupeve të ligës së kombeve, janë plotësuar edhe vazot e kampionatit europian.
Shqipëria do të jetë në vazon e tretë, teksa mund të përballen me cilëndo prej 12 skuadrave të vazos së parë, ku spikasin Anglia, Franca, Gjermania, Spanja, Italia dhe Portugalia. Në vazon e dytë janë gjithashtu emra si Turqia, Serbia, Zvicra dhe Austria, ndërsa nga vazot e katërta dhe të pestë mund të vijnë kundërshtarë të lehtë.
Formati parashikon që 54 kombëtaret të ndahen në 12 grupe: gjashtë me nga katër skuadra dhe gjashtë me nga pesë. Kuqezinjtë nuk mund të përballen me Kosovën, pasi të dyja përfaqësueset janë në vazon e tretë. Ndërkaq, mundësitë janë që Shqipëria të përballet sërish me serbinë, pasi ajo renditet në vazon e dytë.
Gjithashtu, pozicionimi në grupe do të ndikohet nga rezultatet e çerekfinaleve dhe ndeshjeve të play-off-it të Ligës së Kombeve fituesi e çerekfinaleve do të vendosen në grupe me katër skuadra.
12 fitueset e grupeve dhe tetë vendet e dyta me renditjen më të mirë do të sigurojnë drejtpërdrejt pjesëmarrjen në Evropian. Vendet e tjera të dyta do të kenë mundësinë të luftojnë përmes fazës play-off, ku do të përfshihen edhe përfaqësuese të renditura mirë në Ligën e Kombeve që nuk kanë siguruar kualifikimin.
Një veçanti e këtij edicioni lidhet me katër bashkëorganizatorët: Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Republikën e Irlandës.
Ndryshe nga praktika e mëparshme, katër vendet organizatore përfshirë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Republikën e Irlandës, nuk kualifikohen automatikisht, por do të luajnë në fazën eliminatore si të gjitha ekipet e tjera.
Megjithatë, UEFA ka rezervuar dy vende për bashkëorganizatorët që nuk arrijnë të kualifikohen drejtpërdrejt. Për të rritur shanset e tyre, katër organizatorët, së bashku me Irlandën e Veriut, do të ndahen në grupe të ndryshme.
Ndeshjet kualifikuese do të nisin në mars 2027 për disa prej skuadrave, ndërsa pjesa tjetër do ta fillojë garën në shtator, me përfundimin e saj të planifikuar në nëntor të po atij viti. Shorti i kualifikueseve do të hidhet më 6 dhjetor në Belfast.
Lexo edhe
SPORT
Kartoni i kuq i Hajrizit dhe dy penallti fundosin Kosovën, “Dardanët” mbeten sërish në Ligën B

Ndërron jetë legjenda e futbollit anglez dhe e Arsenalit, Peter Storey

Tifozi dënohet me 11 muaj burgim për fyerje ndaj Mbappes

Kush ishte motori, goleadori dhe më i shpejti? Statistikat e Kombëtares

VIDEO/ Momenti kur futbollisti 18-vjeçar goditet për vdekje në fushë





