Kupa e Shqipërisë/ Kualifikohen Skënderbeu dhe Laçi, në 1/8 përballë dy skuadrave kryeqytetase

90 minutat e ndeshjes Skënderbeu-Apolonia në Korçë për Kupën e Shqipërisë u mbyllën me porta ta paprekura, ndërsa për të përcaktuar fituesin u desh të luhej shtesa.
Aty ku miqtë kaluan të parët në avantazh me Sulën, por vendasit arritën të përmbysnin me golat e Ndiaye dhe Drame. Për shkak të skemës së ndryshuar të Kupës së Shqipërisë këtë sezon është përcaktuar që në 1/8, ku luajnë për herë të parë skuadrat e Superligës së sezonit të kaluar,
Skënderbeu do të përballet me Partizanin. Dueli do të jetë me ndeshje teke në fushën e Partizanit më 9 janar.
Po sot kualifikimin në 1/8 e siguroi edhe Laçi, që fitoi me rezultatin e pastër 3-0 kundër Shirokës. Golat në fazën e 1/32 erdhën nga Tola, Nerguti dhe Bibo.
Në fazën tjetër Laçi do të luajë në fushë e Tiranës.
Lexo edhe
SPORT
Klopp mahnitet nga Wirtz: Është një futbollist i jashtëzakonshëm!

Napoli ngre murin për Kevin De Bruyne, PSV nuk heq dorë nga belgu…

Kosova në Irlandë, sot luhet një shans i artë për pjesëmarrjen në Euro 2028

Egnatia nuk lëshon kreun, Dede kërkon tri pikët në Korçë

Shqipëria fiton grupin në Ligën e Kombeve, FSHF përfiton 2.4 milionë euro

Alcaraz, debuton me sukses! Tenisti spanjoll mposhti amerikanin Frances Tiafoe në 2 sete

Juventusi përgatit ofertën e majme për Taylor, Lazio vendos të mos shesë në janar

Portieri u bë golashënues me një goditje dënimi të pabesueshme, shikoni videon...





