Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi kundër këtij regjimi “Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në prote... Alarm për ndotjen në Laprakë/ Banorët denoncojnë tymin që del nga oxhaku i fabrikës “Edil Centro” EMRI/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkat... 28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy protestuesve “Rama përdor patronazhistët si kamzhik ndaj qytetarëve dhe bizneseve”/ Bylykbashi: Kontrollet selektive dhe... Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku! “Sfida ndaj drejtësisë së re, dëm i pa riparueshëm”/ Këlliçi: Balluku sillet sikur ka fituar trofe! Sa më s... “Gogu më kërcënoi me porosinë e Ramës”/ Ndreca: Veliaj tha të vërtetën. Pse hesht kryeministri?!
SPORT

VIDEO/ Momenti kur futbollisti 18-vjeçar goditet për vdekje në fushë 

P
Piranjat17 November 2026, 18:22 · 1 min lexim
VIDEO/ Momenti kur futbollisti 18-vjeçar goditet për vdekje në

Lajmi për vdekjen e 18-vjeçarit Abel Nunez, i cili humbi jetën pas një dëmtimi të rëndë të pësuar gjatë një ndeshjeje futbolli, ka shkaktuar tronditje në futbollin argjentinas.

 Ngjarja tragjike ndodhi gjatë një përballjeje mes ekipeve të akademive të futbollit Ezeiza dhe Deportivo Muniz. Gjatë lojës, futbollisti i ri mori një goditje të fortë me këmbë në kokë, duke u rrëzuar menjëherë në fushë dhe duke pasur nevojë për ndihmë të menjëhershme mjekësore.

Ndeshja u ndërpre menjëherë, ndërsa personat e pranishëm në stadium nxituan t’i japin ndihmën e parë. Më pas, 18-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale emergjente.

 Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, i riu nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.