Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Fatura e shtrenjtë e mbrojtjes/ Si po e gëlltit ushtria buxhetin e Shqipërisë Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasi 11 të burgosur në Shqipëri me HIV/AIDS, Burgjet: Janë infektuar jashtë sistemit, trajtohen falas Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ish-ët e mi bëhen avokatë me pagesë të Ramës EMRAT/ Vodhën 6 biznese në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen dy persona me precedentë penalë Përfitoi 190 mijë euro nga donacionet duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet i riu shqiptar! Ligji për Specialen, Kurti: Presim që ekspertët ta përmbyllin draftin brenda këtyre ditëve Gazment Bardhi nxjerr zbuluar Ramën: Inaguron të njëjtin shërbim dy herë, në 2023 dhe në 2026! Bie dëbora e parë në Qafë Thore, zbardhet rruga Shkodër-Theth Reforma Zgjedhore, Komisioni i Venecias dërgon dy ekspertë në Tiranë Kërcënime për bombë në disa shkolla në Danimarkë dhe Gjermani Sulm kibernetik ndaj kompanisë “Samsung”, preken mijëra klientë
AKTUALITET

Fatura e shtrenjtë e mbrojtjes/ Si po e gëlltit ushtria buxhetin e Shqipërisë

Investimet publike në Shqipëri programohen të arrijnë nivelin rekord prej 2

P
Piranjat23 November 2026, 14:14 · 4 min lexim
Fatura e shtrenjtë e mbrojtjes/ Si po e gëlltit ushtria buxhetin e

Investimet publike në Shqipëri programohen të arrijnë nivelin rekord prej 2.23 miliardë eurosh (200.3 miliardë lekë ose 6.9% të PBB-së) në vitin 2027, duke shënuar një rritje me rreth 14% krahasuar me planin e vitit 2026. 

Por ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani, ky lumë i madh parash nuk do të shkojë në ndërtim rrugësh apo veprash infrastrukturore, por në armatime dhe modernizim ushtarak.

Për herë të parë në historinë e post-komunizmit, mbrojtja dhe siguria ngjiten në majën e piramidës së investimeve publike. Vetëm për programet ushtarake — pa llogaritur Emergjencat Civile — qeveria shqiptare ka programuar 445.2 milionë euro në vitin 2027.

Kjo është plot 101.4 milionë euro më shumë sesa i gjithë buxheti i investimeve për transportin rrugor, i cili mbetet në 343.8 milionë euro.

Ku shkojnë paratë?
Fatura më e lartë individuale në të gjithë buxhetin e vitit 2027 është një projekt investimi i quajtur "Kapacitete të ofruara në modernizim". Buxheti i shtetit do të paguajë 12.5 miliardë lekë ose rreth 139.2 milionë euro vitin e ardhshëm për këtë projekt.  

Ky investim është pjesë e një programi katërvjeçar prej 540 milionë eurosh, i cili financohet përmes një kredie të huaj, por të paspecifikuar. Dyshimet janë se ky program është marrëveshja që qeveria shqiptare ka nënshkruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerje armatimi, por për shkak se projekti është i klasifikuar detajet për armatimin e prokuruar mbeten të panjohura. 

Fatura e shtrenjtë e mbrojtjes/ Si po e gëlltit ushtria buxhetin e

Paralelisht, po për vitin e ardhshëm, janë programuar 74.6 milionë euro të tjera për blerjen e armatimit të lehtë, municioneve dhe pajisjeve të Forcave Tokësore, ndërsa 60.1 milionë euro do të shkojnë si kësti i radhës për blerjen e një anijeje patrulluese luftarake dhe 50.5 milionë euro të tjera për bateritë e mbrojtjes ajrore me rreze të mesme.

Përveç 4 zërave të mësipërm, të cilët marrin në total 324.4 milionë euro vitin e ardhshëm, janë edhe 120.8 milionë euro të tjera, të cilat shkojnë në projekte më të vogla ushtarake.  Mjetet e transportit dhe ato speciale për ushtrinë do të marrin 11.6 mln euro, ngritja e Shkollës së Aviacionit merr 11.2 mln euro.

Sistemi anti-dron do të paguhet 10.2 mln euro, blerja e avionëve shumërolësh 9.6 mln euro, ndërsa dronët do të marrin 6.7 mln euro, përvec investimeve në rrjetin sekret të NATO-s si dhe bazën e Pashalimanit dhe Kuçovës.

Vetëm fillimi
Shifrat e programit afatmesëm buxhetor tregojnë se viti 2027 nuk është një përjashtim, por standardi i ri. Ndërsa investimet për rrugët parashikohet të mbeten të ngrira rreth fashës 340–355 milionë euro në vit, fatura e ushtrisë do të vazhdojë të rritet me ritme të shpejta: në 530.5 milionë euro në vitin 2028, për të kapur majën prej 609.8 milionë eurosh në vitin 2029.

Në total, gjatë katërvjeçarit 2026–2029, Shqipëria planifikon të shpenzojë gati 2 miliardë euro (174.93 miliardë lekë) vetëm për armatime, mjete luftarake dhe baza ushtarake — plot 560 milionë euro më shumë sesa e gjithë shuma e programuar për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare në të njëjtën periudhë.

Fatura e shtrenjtë e mbrojtjes/ Si po e gëlltit ushtria buxhetin e

Kjo faturë e lartë ushtarake diktohet nga nevoja për të përmbushur detyrimet strategjike ndaj NATO-s dhe për të garantuar sigurinë kombëtare në një mjedis gjeopolitik gjithnjë e më të paparashikueshëm. 

Megjithatë, kjo zhvendosje e qendrës së gravitetit buxhetor shtron një sprovë të madhe për ekonominë shqiptare përballë nevojave jetike për infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi, por edhe domsdoshmërisë për të shpenzuar më shumë për pensionet./ Kapitali 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.