Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasi 11 të burgosur në Shqipëri me HIV/AIDS, Burgjet: Janë infektuar jashtë sistemit, trajtohen falas Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ish-ët e mi bëhen avokatë me pagesë të Ramës EMRAT/ Vodhën 6 biznese në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen dy persona me precedentë penalë Përfitoi 190 mijë euro nga donacionet duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet i riu shqiptar! Ligji për Specialen, Kurti: Presim që ekspertët ta përmbyllin draftin brenda këtyre ditëve Gazment Bardhi nxjerr zbuluar Ramën: Inaguron të njëjtin shërbim dy herë, në 2023 dhe në 2026! Bie dëbora e parë në Qafë Thore, zbardhet rruga Shkodër-Theth Reforma Zgjedhore, Komisioni i Venecias dërgon dy ekspertë në Tiranë Kërcënime për bombë në disa shkolla në Danimarkë dhe Gjermani Sulm kibernetik ndaj kompanisë “Samsung”, preken mijëra klientë Aksioni anti-drogë i AMP-së në Gramsh, dy persona në arrest shtëpiak përfundojnë në qeli, u kapën me 560 gr...
AKTUALITET

Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasi

Moti me reshje intensive të shiut që ka përfshirë vendin gjatë orëve të fundit ka shkaktuar problematika në furnizimin me energji elektrike, qarkullimin në disa akse rrugore dhe trafikun ajror, ndërsa strukturat përgjegjëse vijojnë ndërhyrjet në terren për normalizimin e situatës

P
Piranjat23 November 2026, 14:09 · 3 min lexim
Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë

Moti me reshje intensive të shiut që ka përfshirë vendin gjatë orëve të fundit ka shkaktuar problematika në furnizimin me energji elektrike, qarkullimin në disa akse rrugore dhe trafikun ajror, ndërsa strukturat përgjegjëse vijojnë ndërhyrjet në terren për normalizimin e situatës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se aktualisht janë 52 fidera jashtë pune, kryesisht në zonat rurale të Matit, Mirditës, Lushnjës dhe Bajram Currit.

Sipas tij, ndërhyrjet për riparimin e defekteve paraqesin vështirësi për shkak të distancave të mëdha të rrjetit elektrik dhe terrenit të vështirë.

Pavarësisht problematikave, të gjitha linjat 35 kV, nënstacionet dhe fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët janë në funksion. Edhe sistemi i transmetimit paraqitet normal, me linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV në operim.

Sa i përket qarkullimit rrugor, ministri informoi se lëvizja vijon normalisht në të gjitha akset nacionale, por në disa segmente janë evidentuar rënie gurësh dhe inertesh. Problematikat janë raportuar kryesisht në zonat e veriut, në akset Bogë–Theth, Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Bushtricë, Kukës–Shishtavec, Krumë–Qafë Prush dhe Rrëshen–Shpal–Qafë Bene, si dhe në disa segmente të tjera të Tropojës.

Në Qafë Thore janë regjistruar reshje shiu të përziera me dëborë, por rruga është mbajtur e pastër. Ndikimi i motit të keq është ndjerë edhe në trafikun ajror.

Ministri tha se, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” janë krijuar vështirësi për uljen e avionëve, duke detyruar pesë prej tyre të devijojnë drejt aeroporteve alternative. Ndërkohë, ngritjet e avionëve nga aeroporti i Tiranës vijojnë normalisht.

Në Portin e Durrësit, tragetet kanë mbërritur sipas orarit dhe përpunimi i kontejnerëve vijon normalisht. Megjithatë, reshjet e shiut kanë ndërprerë përkohësisht shkarkimin e një pjese të mallrave.

Ministri bëri të ditur gjithashtu se furnizimi me ujë të pijshëm paraqitet normal në të gjitha shoqëritë, ndërsa në zonën e Shkozetit është evidentuar një bllokim rruge, i cili është menaxhuar nga strukturat përgjegjëse.

Prurjet natyrore në kaskadën e Drinit raportohen në 250 metër kub në sekondë në HEC Fierzë, 800 metër kub në sekondë në HEC Koman dhe 50 metër kub në sekondë në HEC Vau i Dejës.

Grupet e punës në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë vijojnë të jenë në terren për riparimin e defekteve dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i keq.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.