Reshjet e shiut rrisin nivelin e liqenit të Fierzës, rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit mbulohen nga uji

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin kanë nisur të ndikojnë në rritjen e prurjeve në Kaskadën e Drinit, duke sjellë edhe rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës.
Në liqenin e Kukësit, rrënojat e qytetit të vjetër tashmë janë zhytur nën ujë, ndërsa niveli i liqenit ka vijuar të rritet, duke kaluar edhe këmbët e urës së Kukësit.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), në përditësimin e orës 11:30 të datës 23 nëntor 2026, nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit paraqiten si më poshtë:
HEC Fierzë: 261.09 metra mbi nivelin e detit.
HEC Koman: 173.28 metra mbi nivelin e detit.
HEC Vau i Dejës: 74.16 metra mbi nivelin e detit.
Ndërkohë, prurjet natyrore në kaskadë janë:
Fierzë: 250 m³/s.
Koman: 800 m³/s.
Vau i Dejës: 50 m³/s.
Prodhimi ditor i energjisë elektrike në të tre hidrocentralet raportohet në 15,100 MWh.
Sa i përket shkarkimeve, KESH bën me dije se në momentin e përditësimit nuk ka shkarkime në asnjë prej tre hidrocentraleve, me prurje shkarkimi 0 m³/s në Fierzë, Koman dhe Vau të Dejës.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se do të vijojë të informojë opinionin publik dhe autoritetet përgjegjëse mbi zhvillimet dhe situatën në Kaskadën e Drinit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasi

11 të burgosur në Shqipëri me HIV/AIDS, Burgjet: Janë infektuar jashtë sistemit, trajtohen falas

Kushtetuesja rrëzon Çalajt, dy vëllezërit e dënuar për grabitjen e 4.6 mln eurove në Rinas kërkuan rigjykim

EMRAT/ Vodhën 6 biznese në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

Bie dëbora e parë në Qafë Thore, zbardhet rruga Shkodër-Theth





