Fiorentina frenon Juventusin, bardhezinjtë lënë 2 pikë në Firenze

Juventus vijon me paraqitjet me ulje ngritje në Serie A. Zonja e Vjetër nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në Artemio Franchi në sfidën me Fiorentinën me bardhezinjtë që lanë dy pikë në këtë përballje
Fillimi i sfidës ishte perfekt për Fiorentinën që arriti të zhbllokojë rezultatin që në minutën e 4-t. Pellegrino shfrytëzoi në maksimum një asist të pedri Gonçalves dhe me një gjuajtje me kokë e dërgoi topin në rrjetë për avantazhin 1-0. Juventus nisi të reagojë dhe në minutën e 20 tentoi me Cabal që u ndal nga portieri De Gea. Në minutën e 31 bardhezinjtë arritën të gjejnë rrugën e rrjetës me Ëoltemade pas një asisti të Kolo Muani duke barazuar shifrat në 1-1. Pas këtij goli Juventus pati mundësi për të shënuar sërish, por pjesa e parë u mbyll me barazimin 1-1.
Pjesa e dytë nisi ashtu si e para me Fiorentinën që gjeti sërish rrugën e rrjetës këtë radhë me Njie i cili i parapriu McKennie për të mposhtur portierin Vicario me skuadrën violë që mori kryesimin në rezultat 2-1. Spalletti në këtë pikë vendosi të bëjë zëvendësime duke hedhur në fushë Zhegrovëm, Celik dhe Alabejgovic, ndërkohë që në minutën e 59, Douglas Luiz iu afrua golit të barazimit, por i mungoi saktësia në gjuajtje. Goli për bardhezinjtë erdhi në minutën e 67 me Bremer me një gjuajtje me kokë dhe rezultati shkoi në 2-2 që mbeti i tillë deri në përfundim të 90 minutëshit. Pas kësaj ndeshjeje, Juventusi e sheh veten në kuotën e 18 pikëve në vendin e 7, ndërsa Fiorentina shkoi në 9 pikë në vendin e 15.
Lexo edhe
SPORT
La Liga/ Fermín i prish festën Simeones, Barcelona përmbys Atléticon

Manchester United rrezikon rënien nga kategoria për herë të parë pas 40 vitesh

Çmenduri në Brazil/ Verstappen bën mrekullinë, Norris merr fitoren, Antonelli ndalet larg podiumit

Real Madrid triumfon 0-3 në transfertë ndaj Valencias

Arsenal fiton me vështirësi ndaj Hull City, Man.City pëson humbjen e tretë radhazi

Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel

Interi mbetet makthi i Comos, zikaltërit ndëshkojnë sërish Fabregas dhe i afrohen kreut

Egnatia arratiset në krye, Skënderbeu befason Dinamon dhe Partizani mbetet në fund, ja si ndryshon renditja e Superiores





