Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: 523 projekte në duart e karteleve të drogës, “Albanian File” zbulon si Rama e trajtoi Shqipërinë s... Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi Tabaku kritikon modelin ekonomik të qeverisë: Rritja për pakicën, asgjë për familjet shqiptare SPAK kërkon dy vite burg për Benet Becin, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH Berisha akuzon Ramën për ndërtimin e hotelit në Kanionin e Gjipesë: Janë marrë 221 mijë metra katrorë pronë... OKB ngre alarmin! Pothuajse një në tre afganë përballet me uri të rëndë përpara dimrit “Zgjedhorja”/ Berisha tregon “vijat e kuqe”: Listat e hapura, kusht i panegociueshëm! Rama kërkon të hedhë ... Projektbuxheti 2027 dhe Paketa Fiskale, Himçi: Miliarda për infrastrukturën, por ku janë rezultatet për qyt... Berisha: “Albanian File”, dosja e 523 projekteve që dëshmon kapjen e qeverisë nga kartelet e drogës Grabiti dy banka nën kërcënimin e armës, ky është autori me dy identitete “Qeveri Fashiste”/ Mesazhi i studentëve kundër Edi Ramës në murin e dyqaneve pranë Piramidës Zhupa: Rama po e kthen trashëgiminë kulturore në skemë biznesi, rrezikohen pronat e banorëve në Berat e Gji...
SPORT

Julian Shehu: Objektivi ynë është të ruajmë vendin e parë në grup dhe të jemi kryesues deri në fund

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Julian Shehu, ka theksuar se objektivi i skuadrës në përballjen ndaj Finlandës është marrja e rezultatit maksimal dhe ruajtja e vendit të parë në grup

P
Piranjat 9 November 2026, 12:20 · 3 min lexim
Julian Shehu: Objektivi ynë është të ruajmë vendin e

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Julian Shehu, ka theksuar se objektivi i skuadrës në përballjen ndaj Finlandës është marrja e rezultatit maksimal dhe ruajtja e vendit të parë në grup.

Në një prononcim për gazetaren e Ora News, Sabina Mete, Shehu u shpreh se skuadra është e vetëdijshme për vështirësitë e ndeshjes, por po përgatitet për të dhënë maksimumin.

Ai theksoi se presioni është pjesë e futbollit dhe se lojtarët, si profesionistë, duhet të dinë ta përballojnë atë.

“Çdo ndeshje ka vështirësinë e vet dhe ne duhet të japim maksimumin e ta përgatisim në mënyrën më të mirë të mundshme. Presioni është pjesë e lojës, kështu që ne jemi profesionistë dhe duhet të dimë si ta përballojmë. Objektivi ynë është të qëndrojmë në vendin e parë në grup dhe besoj se deri në fund do t’ia dalim”, deklaroi Shehu.

Futbollisti nënvizoi se skuadra do të hyjë në fushë me synimin për të marrë rezultatin maksimal dhe për të ruajtur kryesimin në grup.

Julian Shehu: Sabina Mete gazetare Përshëndetje, Sabina Mete, televizioni Ora News. Shehu, kemi dy përballje shumë të rëndësishme, por t'i referohemi, qëndrojmë tek përballja me Finlandën. Sa e vështirë është në fakt që të ruajmë kryesimin? Sa besojmë ne dhe sa presion ka në këtë moment kur kërkohet nga presidenca, nga trajneri, nga tifozët, nga të gjithë, ky vendi i parë dhe me gjithë atë e kryesojmë dhe të mos e humbasim.

Faleminderit. Julian Shehu: Unë besoj që çdo ndeshje ka atë vështirësinë e vet dhe patjetër që ne duhet të japim maksimumin dhe ta përgatisim atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Presioni është pjesë e lojës, kështu që ne jemi profesionistë dhe duhet të dimë se si ta përballojmë dhe të jemi përpara lojës, ta përgatisim në mënyrën më të mirë dhe të shkojmë patjetër për të marrë domethënë, ta bëjmë lojën për të marrë rezultatin maksimal. Kështu që patjetër që është objektivi jonë që të qëndrojmë në vendin e parë në grup dhe të jemi kryesues të grupit dhe besoj se deri në fund do ia dalim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.