FOTO/ Monika Lubonja thirrje qytetarëve para protestës së 28 Nëntorit: Mos plagosni simbolet që na bashkojnë

Drejtoresha e Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit pranë Bashkisë së Tiranës, Monika Lubonja i bëri thirrje qytetarëve që qytetarët që të mos dëmtojnë monumentet e figurave historike në Tiranë. Thirrja e Lubonjës vjen në prag të festave të nëntorit pasi më datë 28 ditën e shtunë pritet të mbahet protestë mbarëkombëtare në kryeqytet.
Postimi i plotë
Në prag të festave të Nëntorit, kur zemra duhet të na kthehet te historia, te sakrificat dhe te njerëzit që i dhanë këtij vendi emër, pavarësi dhe dinjitet, është e dhimbshme të shohësh pamje të tilla. Përpara shtatoreve të Ismail Qemalit dhe Skënderbeut duhet të qëndrojmë me respekt, mirënjohje dhe krenari. Jo sepse ata ishin të pagabueshëm, por sepse historia e këtij kombi dhe rruga drejt lirisë mbajnë edhe emrat e tyre.
Të dashur protestues, e drejta për të protestuar është e shenjtë. Zëri juaj duhet dëgjuar, pakënaqësia juaj duhet shprehur. Por mos harroni se këto monumente nuk i përkasin një pushteti, një partie apo një kohe. Ato i përkasin historisë sonë, të gjithëve ne dhe brezave që do të vijnë.
Mos i mbuloni sytë e historisë sonë. Mos i plagosni simbolet që duhet të na bashkojnë. Mund të kemi bindje të ndryshme, mund të mos pajtohemi për shumë gjëra, por të paktën të kemi një gjë të përbashkët: respektin për atë që na ka sjellë deri këtu. Sepse një komb nuk e nderon historinë vetëm me festa dhe fjalime, por edhe me mënyrën se si kujdeset për të.
Lexo edhe
AKTUALITET
KLGJ rrëzon kërkesën e ILD për masë ndaj gjyqtares së Beratit

Shiste kokainë pranë shkollave në Tiranë, arrestohet 43-vjeçari, sekuestrohen 407 gramë kokainë

Moti i keq në Kukës, përmbyten rrugët dhe rrezikohen akset malore nga rënia e gurëve

Skandali/ Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia

Pronari i B52, lë tre muaj pa paguar punëtorët, i thërret vetëm kur i duhet prodhimi

Skema me NIPT-e të reja/ Biznesmeni grek lë miliona lekë taksa të papaguara dhe vazhdon biznesin në të njëjtën godinë nën hundën e Tatime...

Celibashi “rehabiliton” edhe Armand Sharën – “Truri” i Duranës do të ngrejë modulin e rezultateve zgjedhore!

Gara për Kryeprokuror/ Rasti i anëtarit të KLP, Olger Eminaj, vë në pikëpyetje procesin





