Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Pasagjeri tentoi të hapte derën e kabinës, avioni me destinacion Çikagon bën ulje emergjente në Arizona (VI... “Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mba... Macron i vendos ultimatum BE-së: T5 arrihet marrëveshja për buxhetin deri në fund të vitit, ose Franca tërh... PD: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë ndërprerë Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët Skandali/ Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia Pronari i B52, lë tre muaj pa paguar punëtorët, i thërret vetëm kur i duhet prodhimi Trafiku ajror drejt Gjirit Persik devijohet papritur! Kuvajti intercepton dronët iranianë, plagosen 4 perso... Tabaku: Kompetencat që i jepni Policisë e çojnë vendin në vitin 1991 Skema me NIPT-e të reja/ Biznesmeni grek lë miliona lekë taksa të papaguara dhe vazhdon biznesin në të njëj... Bardhi: PD kundërshton reformën territoriale në Gjykatën Kushtetuese, kërkon shfuqizimin dhe pezullimin e l... Gara për Kryeprokuror/ Rasti i anëtarit të KLP, Olger Eminaj, vë në pikëpyetje procesin
AKTUALITET

KLGJ rrëzon kërkesën e ILD për masë ndaj gjyqtares së Beratit

P
Piranjat26 November 2026, 16:30 · 2 min lexim
KLGJ rrëzon kërkesën e ILD për masë ndaj gjyqtares

Këshilli i Lartë Gjyqësor rrëzoi të enjten një kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj gjyqtares së Beratit, Lumturi Zhupa.

Sipas ILD, gjyqtarja kishte gabuar në përllogaritjen e pjesës së pavuajtur të dënimit për një të dënuar, duke i privuar atij lirinë për një periudhë të gjatë kohore. Megjithatë, KLGJ vendosi të enjten me shumicë votash të rrëzojë kërkesën e ILD-së.

Ndërkohë, KLGJ pranoi pjesërisht kërkesën për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtares së Gjirokastrës, Suela Dashi. ILD konstatoi shkelje nga ana e magjistrates për mungesa të pajustifikuara në detyrë për më shumë se 3 ditë pune në vit; mosparaqitje të kërkesës për heqje dorë nga procedimi apo gjykimi si dhe mosrespektim të rëndë ose të përsëritur të  legjislacionit procedural e material.

Sipas ILD-së, veprimet dhe mosveprimet e gjyqtares Dashi përbëjnë shkelje të rënda disiplinore, dhe i propozoi KLGJ-së caktimin e masës disiplinore “Ulja e përkohshme e pagës deri në 40 për qind për një periudhë jo më të gjatë se një vit”. KLGJ pranoi shkeljen disiplinore, por caktoi masë disiplinore më të lehtë ndaj Dashit, atë të “Vërejtjes publike”./BIRN

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.