Barça “thyen” 3-0 Aston Villan, shkëlqen Raphinha, por Flick i thur elozhe mbrojtjes: Ishin fantastik
Barça triumfon 3-0 përballë Aston Villa-s, një fitore e jetike, shumë e rëndësishme, që e vendos ekipin blaugrana në pozita komode, provizorisht në vendin e dytë me 9 pikë, po aq sa edhe Aston Villa. Në “Camp Nou”, anglezët bën “vetëvrasje” që në start ku një gafë në mbrojtje pas vetëm 6 minutash lojë i […]

Barça triumfon 3-0 përballë Aston Villa-s, një fitore e jetike, shumë e rëndësishme, që e vendos ekipin blaugrana në pozita komode, provizorisht në vendin e dytë me 9 pikë, po aq sa edhe Aston Villa. Në “Camp Nou”, anglezët bën “vetëvrasje” që në start ku një gafë në mbrojtje pas vetëm 6 minutash lojë i dha mundësinë Lamine Yamal të zhbllokonte ndeshjen me një goditje shumë të bukur brenda në zonë.
Në fraksionin e dytë stafetën e mori braziliani Raphinha, me kapitenin që realizoi një “dopjetë” golash. Në të 52-të, Raphinha u shërbye në qendër dhe me një goditje të saktë dyfishoi shifrat. Ylli brazilian nuk u mjaftua me kaq pasi në minutën e 64-ët Joao Felix dhuroi spektakël duke shërbyer një assist fantastik për Raphinha-n, me brazilianin që tundi rrjetën për herë të dytë duke kompletuar “tripletën” e golave për Barçën. Për Raphinhan ky ishte goli i tij i 23-të në Champions duke u ngjitur në podiumin e golashënuesve më të mirë në historinë e këtij turneu për ekipin blaugrana. Në vendin e parë renditet Messi, i ndjekur nga Suarez.
Pas suksesit 3-0 përballë Aston Villa-s, Hansi Flick u ndal te paraqitja e shkëlqyer e repartit defensivë: “Ishte e rëndësishme të mbroheshim së bashku, të ishim kompakt. Mbrojtja bëri një paraqitje të shkëlqyer. Është kënaqësi të shohësh kaq lojtarë të rinj të luajnë në këtë nivel në Champions”, u shpreh Hansi Flick.
Lexo edhe
SPORT
Kane zbulon admirimin për futbollin spanjoll: Ndiqja Real Madridin, Messin dhe Ronaldon

Të mëdhatë tregojnë forcën në Champions, United përmbys Romën

VIDEO/ Nga 0-3 në kaos total, flakadanë në fushë, ndeshja ndërpritet mes tensionit

Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën pas çështjes së Covid

VIDEO/ Momenti kur futbollisti përplaset për vdekje në fushë. Portieri qau në dhomat e zhveshjes, ja akuza që ngrihet ndaj tij

“Air Albania” drejt ‘sold out’, zbulohet numri i biletave të shitura për ndeshjen Shqipëri-Finlandë

Jashtë fushe që nga dëmtimi në Kupën e Botës, Saliba rikthehet në stërvitje me Arsenalin

Infantino në telashe të reja, dyshohet se ndërhyri te administrata Trump për të mbajtur në SHBA punonjësen pa leje qëndrimi





