Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s...
SOCIALE

Ndryshon taksa e qarkullimit nga janari 2027/ Ibrahimaj zbulon si do të llogaritet çmimi

P
Piranjat 6 November 2026, 20:34 · 4 min lexim
Ndryshon taksa e qarkullimit nga janari 2027/ Ibrahimaj zbulon si do të

Nga janari i vitit 2027, drejtuesit e automjeteve në Shqipëri nuk do ta paguajnë më taksën e qarkullimit përmes çdo litri karburant që blejnë, por përmes taksave që lidhen drejtpërdrejt me automjetin.

Taksa, e cila aplikohet në çmimin e karburanteve që prej vitit 2011, aktualisht është 27 lekë për litër, ose 32.4 lekë për litër bashkë me TVSH-në. Me skemën e re, detyrimi do të zhvendoset te taksat e automjeteve dhe do të llogaritet sipas tre elementeve: vjetërsisë së makinës, fuqisë motorike dhe llojit të karburantit që përdor.

Por zhvendosja e taksës nuk garanton automatikisht që çmimi i naftës dhe benzinës në tabela do të ulet në mënyrë të qëndrueshme. Për këtë arsye, ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se po shqyrtohet ngritja e një mekanizmi të përhershëm transparence, që do të monitorojë reflektimin e heqjes së taksës në çmimin përfundimtar të karburanteve.

“Jemi duke menduar një mekanizëm transparence i cili do të jetë permanent, me qëllim që të garantojmë që ai reduktim i taksës nuk do të jetë vetëm i reflektuar në çmimet e tabelave në momentin e parë, por do të jetë në mënyrë permanente reflektuar në çmimet e tabelave”, deklaroi Ibrahimaj.

Ministrja pranoi gjithashtu se ndryshimi i skemës do të krijojë një diferencë në të ardhurat e arkëtuara nga shteti. Sipas saj, kalimi i mbledhjes së taksës nga karburantet te automjetet do të shoqërohet me një deficit prej rreth 5 miliardë lekësh, ose afro 60 milionë eurosh.

Ajo vuri në dukje se mbledhja e taksës nëpërmjet pompave të karburantit është më efektive sesa arkëtimi i saj përmes taksave të automjeteve.

Megjithatë, sipas Ibrahimajt, qeveria ka vendosur të ndërmarrë këtë ndryshim për shkak të çmimeve të larta të karburanteve dhe ndikimit të krizës në Lindjen e Mesme.

“Jemi duke menduar një mekanizëm transparence i cili do të jetë permanent me qëllim që të garantojmë që ai reduktim i taksës nuk do të jetë vetëm i reflektuar në çmimet e tabelave në momentin e parë pasi ajo është e paevitueshme, por do të jetë në mënyrë permanente reflektuar në çmimet e tabelave.

Ne kemi një transferim, po të themi, të një pjese të të ardhurave që do të mblidheshin nga karburantet në makina. Megjithatë dhe aty ka një deficit prej 5 miliard lekësh rreth gati 60 milionë euro. Sigurisht që efektiviteti i mbledhjes së taksës në pompë është shumë më i lartë sesa efektiviteti i mbledhjes së taksës në makina. Megjithatë është një nisëm të cilën neve vendosëm që ka ardhur momenti ta ndërmarrim pasi çmimet e karburanteve për hir së vërtetës janë të larta dhe të ndikuara nga kriza në Lindjen e Mesme”, tha mes të tjerash Ibrahimaj.

Kështu, ndryshimi i parashikuar synon të zhvendosë mënyrën e mbledhjes së taksës nga karburanti te automjetet, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të funksionojë mekanizmi i transparencës për të siguruar që ulja e taksës të reflektohet në mënyrë të qëndrueshme në çmimet në pompa.”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.