Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s...
SOCIALE

Këshilltari izraelit i Netanyahut dhe Vuçiçit në lidhje me Agasin e Hysenin! Në diskutim siguria kombëtare

Detaje të reja dalin në dritë që vënë në diskutim cënimin e sigurisë kombëtare jo vetëm për llogari të karteleve, por edhe rrjeteve globale të krimit të organizuar apo edhe...

P
Piranjat 6 November 2026, 19:23 · 3 min lexim
Këshilltari izraelit i Netanyahut dhe Vuçiçit në lidhje

Detaje të reja zbardhen nga dosja ndaj Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit ku shfaqen dy shtetas izraelit. Bisedat dhe emrat e përmendur vënë në diskutim cënimin e sigurisë kombëtare jo vetëm për llogari të karteleve, por edhe rrjeteve globale të krimit të organizuar apo edhe agjencivetë tjera inteligjente. Njëri prej tyre identifikohet me emrin Shalev, ndërsa tjetri si Srulik Einhorn.

Nga një kërkim i thjeshtë për këtë të fundit, dalin të dhëna që është një nga 40 izraelitët më me ndikim në vendin e tij, i njohur si konsulent marketingu dhe këshilltar politik me lidhje të afërta me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i shpallur në kërkim për çështjen Qatargate dhe Rrjedhja e dokumenteve sekrete.

Të dhënat që rezultojnë rreth këtij emri tregojnë se ka punuar si këshilltar strategjik dhe drejtues kreativ i fushatave elektorale të Benjamin Netanyahut dhe partisë Likud, veçanërisht gjatë viteve 2019–2022. Ka punuar si këshilltar komunikimi për Aleksandar Vuçiç, duke ndihmuar në promovimin e imazhit të tij në mediat ndërkombëtare. Ka themeluar kompaninë “Perception Media”, e cila merret me komunikim strategjik dhe konsulencë politike.

Por cilat janë dy çështjet që përmendet ndërkombëtarisht emri i tij?

Sa i takon çështjues Qatargate, dyshohet se ka marrë pjesë në një fushatë komunikimi në favor të Katarit, përmes bashkëpunëtorëve të afërt me Netanyahun. Ndërsa për çështjen e rrjedhjes së dokumenteve sekrete, është hetuar për dyshime lidhur me kalimin e një dokumenti ushtarak konfidencial te gazeta gjermane Bild në vitin 2024. Në korrik 2025, i njohur si strategu izraelit Srulik Einhorn u mor në pyetje për tri ditë në Beograd nga dy hetues të njësisë speciale izraelite, në Prokurorinë e Lartë Publike të Beogradit, me pjesëmarrjen e një prokurori serb, ku një pjesë e materialeve u klasifikua si tepër konfidenciale.

Policia izraelite ka deklaruar se ndaj tij është lëshuar urdhër arresti dhe se ai ndodhet në Serbi.

Në vendimin e Apelit të masës për Vlora Hysenin, në arrest shtëpiak për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror (në favor të Ergys Agasit), përmenden disa komunikime që u gjetën në telefonin e biznesmenit kontravers shqiptar tashmë të arrestuar, gjetje që SPAK mbështeti argumentat e tij pse nuk duhej një masë më e butë për ish-kryespiunen shqiptare, pasi ekzistonte mundësia që këto rrjete të ndihmonin atë të arratisej.

Ndërkohë, hulumtimet mediatike zbuluan aktivitetin e Einhornit në Serbi, lidhjet me qarqet politike të Vuçiçit dhe kompaninë e tij Insight Partners. Sipas të dhënave të cituara, eksportet serbe të armëve drejt Izraelit u rritën nga 1.4 milionë euro në vitin 2023 në 42.3 milionë euro në vitin 2024. Kjo rritje dokumenton vëllimin e tregtisë, por jo se i gjithë eksporti është ndërmjetësuar prej tij. /syri

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.