Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas 
SOCIALE

Gjithçka po shtrenjtohet, edhe inflacioni, përjashtuar ushqimet, iu kthye rritjes në muajin tetor

P
Piranjat24 November 2026, 18:32 · 3 min lexim
Gjithçka po shtrenjtohet, edhe inflacioni, përjashtuar ushqimet, iu

Inflacioni bazë iu kthye rritjes në muajin tetor, pas tre muajsh radhazi në rënie. Sipas Bankës së Shqipërisë inflacioni vjetor bazë u rrit në 2.6%, nga 2.37% që kishte qenë një muaj më parë.

Megjithatë, inflacioni bazë ngelet në rënie me bazë vjetore, duke zbritur poshtë nivelit prej 3.13% ku kishte qenë një vit më parë.

Gjithashtu, inflacioni bazë ende ngelet poshtë nivelit të inflacionit total në ekonomi, që për tetorin shënoi nivelin 3.4%.

Rënia e përkohshme e inflacionit bazë në muajt e fundit ka qenë e lidhur sidomos me efektin e bazës krahasuese të nëngrupit të qirave, i cili ka dhënë edhe kontributin kryesor në rritjen e inflacionit bazë në vitet e fundit.

Nën-shporta që mat inflacionin bazë llogaritet mbi një grup produktesh dhe shërbimesh që përbëjnë 69.8% të totalit të shportës së Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Inflacioni bazë përjashton produktet që nga natyra kanë luhatshmëri të lartë, si ato ushqimore dhe energjetike. Llogaritja e inflacionit bazë ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër. Ai është një indikator i rëndësishëm për të kuptuar tendencat më afatgjata të çmimeve dhe ndaj monitorohet vazhdimisht nga Banka e Shqipërisë.

Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto iu rikthye rritjes

Për tetorin, ky tregues u rrit në nivelin në 2.35%, nga 2.23% që kishte qenë në shtator. Edhe inflacioni bazë neto ngelet në rënie vjetore, nga niveli prej 3.36% i një viti më parë. Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 49% të shportës së IÇK-së.

Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike në tetor 2026 u rrit në nivelin 2.36%, nga 2.21% që kishte qenë në gusht, por në rënie prej nivelit 3.36% ku qëndronte një vit më parë.

Ulja e inflacionit bazë në periudhën korrik-shtator u duk se i uli presionet më të qëndrueshme inflacioniste mbi ekonominë. Megjithatë, rikthimi i rritjes në muajin tetor tregon se rreziqet inflacioniste ngelen të larta.

Banka e Shqipërisë deri tani ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%, pavarësisht rrezqieve inflacioniste në ekonomi. Konflikti në Lindjen e mesme ka rritur çmimet e naftës që prej muajit mars, ndërkohë që presionet e brendshme ngelen të qëndrueshme, të lidhura me kushtet e shtrënguara të tregut të punës dhe të tregut të qirave./ Monitor

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.