Moti i keq/ Ja si do të mbyllet muaji nëntor
Vjeshtë dhe dimër brenda një jave. Kështu do të mbyllet muaji nëntor, ku krahas reshjeve të shiut do të ketë

Vjeshtë dhe dimër brenda një jave. Kështu do të mbyllet muaji nëntor, ku krahas reshjeve të shiut do të ketë prani të dëborës dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.
Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, tregon se i ftohti do të nisë të ndihet që mëngjesin e së martës. Por si do të jetë moti më 28 dhe 29 nëntor, kur shumë qytetarë kanë planifikuar festimet në Shqipëri dhe protestën në Tiranë?
“E shtuna dhe e diela do të jetën me mot të kthjellët dhe të ftohtë. Reshje të pakta dëbore do të ketë kryesisht në zonat lindore të Shqipërisë”, tregon ajo.
Meteorologët parashikojnë që me fillimin e dhjetorit të nisë dimri, dhe jo vetëm zyrtarisht. Ditët e para të dhjetorit do të jenë tipike dimërore. Moti do të jetë i kthjellët, por i ftohtë, me temperatura që do të arrijnë deri në -5 gradë Celsius në zonat malore.
Lexo edhe
SOCIALE
Shqipëria me pabarazi më të ulët në të ardhura sesa disa nga vendet e zhvilluara evropiane

Gati 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar

Raporti i KLSH: Kamza me ujë vetëm 4 orë në ditë, humbjet në rrjet arrijnë në 63%

Ushqimet në Shqipëri shtrenjtohen 5.5 herë më shpejt se në BE/ Familjet përballen me vështirësi

Pothuajse 1 në 2 familje shqiptare nuk përballon dot një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa marrë borxh

100 € në muaj për qytetar! Eurostat nxjerr Shqipërinë të fundit në Europë për mbrojtjen sociale

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën 5 herë më shumë se në BE

Moti i keq ‘godet’ Kukësin, probleme në furnizimin me energji në disa zona të qytetit





