Moti i keq/ Disa fshatra në Fan të Mirditës 5 ditë pa drita
Banorët e pesë fshatrave në zonën e Fanit, në Mirditë, prej pesë ditësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike, si pasojë

Banorët e pesë fshatrave në zonën e Fanit, në Mirditë, prej pesë ditësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin ditët e fundit.
Sipas BW, vetë banorët kanë denoncuar se pa energji kanë mbetur fshatrat Klos, Konej, Katundi i Ri Konej, Shëngjin dhe Fahat.
Situata po krijon vështirësi të shumta për familjet, të cilat prej disa ditësh janë të detyruara të përballojnë jetën e përditshme pa energji elektrike. Mungesa e furnizimit prek jo vetëm ndriçimin, por edhe përdorimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe nevojat bazë të banorëve.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen urgjente të institucioneve përgjegjëse dhe rikthimin sa më parë të energjisë elektrike, duke ngritur pikëpyetje për mungesën e një zgjidhjeje pas pesë ditësh në errësirë.
Lexo edhe
SOCIALE
Shqipëria importoi rreth 7,3 milionë litra vaj palme, AKU nuk sqaron destinacionin

Reshje dëbore në Kukës, vështirësohet qarkullimi pranë Tunelit të Kalimashit

Moti i keq/ Ja si do të mbyllet muaji nëntor

Shqipëria me pabarazi më të ulët në të ardhura sesa disa nga vendet e zhvilluara evropiane

Gati 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar

Raporti i KLSH: Kamza me ujë vetëm 4 orë në ditë, humbjet në rrjet arrijnë në 63%

Ushqimet në Shqipëri shtrenjtohen 5.5 herë më shpejt se në BE/ Familjet përballen me vështirësi

Pothuajse 1 në 2 familje shqiptare nuk përballon dot një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa marrë borxh





