Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk...
POLITIKE

Gjobat ndaj protestuesve, Nuri: Gjykata Kushtetuese të pezullojë me urgjencë aktet e Ramës

P
Piranjat 6 November 2026, 18:31 · 2 min lexim
Gjobat ndaj protestuesve, Nuri: Gjykata Kushtetuese të pezullojë me

Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë me urgjencë gjobat ndaj protestuesve. Kjo është kërkesa e juristit Franci Nuri, i cili kërkon pezullimin e akteve normative të qeverisë që, sipas tij, kufizojnë të drejtën për protestë.

Në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri TV, Sekretari për të Drejtat e Njeriut në PD argumentoi se tre aktet normative dhe një vendim i Këshillit të Ministrave cenojnë të drejtat themelore të qytetarëve.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese duhet të ndërhyjë pa vonesa dhe të pezullojë efektet e këtyre akteve, pasi ato po përdoren si bazë për vendosjen e gjobave ndaj protestuesve dhe për kufizimin e pjesëmarrjes së tyre në tubime.

Nuri theksoi se pezullimi i akteve do të sillte edhe ndalimin e efekteve të gjobave të vendosura në bazë të tyre. Ai i cilësoi këto masa si mekanizma intimidues, që sipas tij synojnë të dekurajojnë qytetarët, veçanërisht të rinjtë, nga pjesëmarrja në protesta.

Juristi kërkoi që çështja të përfshihet me përparësi në shqyrtimin e Gjykatës Kushtetuese, duke sugjeruar që ajo të trajtohet që në mbledhjen e ardhshme.

Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën e miratimit të akteve, duke pretenduar se qeveria nuk kishte arsye urgjente për të shmangur procedurën e zakonshme parlamentare. Sipas tij, ato bien ndesh me Kushtetutën, procedurat parlamentare dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Nuri përmendi edhe krijimin e një regjistri për personat e konsideruar të rrezikshëm gjatë protestave, duke pretenduar se masat e parashikuara mund të sjellin kufizime që shkojnë nga lëvizja jashtë vendit deri te akomodimi.

Në përfundim, juristi kërkoi nga Gjykata Kushtetuese të mos e zvarrisë shqyrtimin e ankimimeve, por të vendosë për pezullimin e akteve që, sipas tij, po prodhojnë pasoja për lirinë e tubimit dhe demokracinë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.