Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gjurmët” çojnë në pranga hajdutin serial në Kavajë, zbardhen 3 vjedhje në Kavajë dhe Golem Zelensky nuk kursehet ndaj miqësisë Putin-Trump: Është si ta quash Hitlerin mikun tënd Bandat terrorizojnë Guatemalën, kompanitë e transportit pezullojnë autobusët drejt qytetit turistik Shiste kokainë pranë shkollave në Kamëz dhe Fushë-Krujë, arrestohet 34-vjeçari Osmani: Rikthehet dëbora në fundjavë, temperaturat zbresin deri në -5°C, ja zonat ku priten reshje të bardh... Zgjedhjet në Zelandën e Re! Koalicioni qeverisës humbet shumicën për një mandat, rrezikohet rikthimi te vot... Tirana pret liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama dhe Marta Kos konferencë të përbashkët për shtyp Houthi-t trondisin Arabinë Saudite, 274 sulme në pesë muaj! Në shënjestër aeroporti dhe rrokaqiejt në Riad... Marta Kos lidh shqetësimet e protestuesve me negociatat e anëtarësimit në BE Trump: Putin kërkon t’i japë fund luftës në Ukrainë, ja çfarë diskutova me kreun e NATO-s Ç'po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro Reshje shiu dhe shtrëngata, njihuni me "surprizat" e motit për sot
AKTUALITET

“Gjurmët” çojnë në pranga hajdutin serial në Kavajë, zbardhen 3 vjedhje në Kavajë dhe Golem

P
Piranjat27 November 2026, 09:44 · 1 min lexim
“Gjurmët” çojnë në pranga hajdutin serial

Policia ka zbardhur tri raste vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit tetor në Kavajë dhe në Golem, duke vënë në pranga një 38-vjeçar, i dyshuar si autor i tyre.

Në kuadër të operacionit të koduar “Traces”, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Durrës, kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e Erlind Shehaj, banues në Durrës.

Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari ka kryer tri vjedhje në dy subjekte dhe një banesë, ku ka marrë shuma parash, laptopë, telefona celularë, pajisje të ndryshme elektronike dhe mjete pune.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për të zbardhur nëse i arrestuari është i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.