Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol...
SHOWBIZ

“Goca s’po vjen kështu që…”/ Çiljeta Xhilaga zbulon planet për martesë: Në pleqëri, ç’të ketë bërë risk Zoti

P
Piranjat24 November 2026, 19:40 · 3 min lexim
“Goca s’po vjen kështu që…”/ Çiljeta

Çiljeta Xhilaga nuk e përjashton mundësinë e një dasme me Alban Hoxhën, partnerin e saj prej më shumë se një dekadë, por duket se për këngëtaren ceremonia nuk është në ngutje, aq më pak një detyrim për të përmbushur pritshmëritë e të tjerëve. Çiljeta foli me humor dhe spontanitet për planet e saj të martesës, duke treguar se ideja për një ceremoni të vogël, buzë detit, është diskutuar edhe më parë mes tyre.

“Pse s’u martove do thuash? Ç’e do? Të kënaqim të tjerët? Të harxhojmë lekët?”, u shpreh ajo me humor, duke lënë të kuptohet se martesa nuk është një çështje që e shqetëson apo e vë në presion.

Megjithatë, një ide për kurorëzimin e dashurisë së tyre e kanë pasur. Çiljeta tregoi se dikur kishin menduar ta organizonin dasmën kur të bëheshin prindër të një vajze, duke e lidhur ceremoninë me ditëlindjen e parë të fëmijës, por planet nuk kanë marrë ende formë.

“E kemi diskutuar një herë me Albanin, me thënë të drejtën. Bëjmë një gjë të vogël, buzë detit, por me terezi. E kishim lënë kur të bëheshim me ndonjë gocë. Me këtë idenë që kur të bëhet fëmija një vjeç, të bëhet edhe dasma edhe një vjetori, siç e bëjnë të gjithë. Po goca s’po vjen, kështu që…”, rrëfeu këngëtarja.

Për Çiljetën, duket se dashuria nuk ka nevojë për afate, as për një ceremoni të madhe që ta vërtetojë. Pas 11 vitesh së bashku, ajo e sheh martesën si një mundësi që mund të vijë në kohën e duhur.

“Shiko, mund të martohemi dhe në mëri të pleqëri. Ça të ketë bërë risk Zoti, s’po e vras më mendjen. Mund të bëjmë një gjë të vogël për kurorëzimin e dashurisë sonë pas 11 viteve, po kismet Zotit, nuk është se e kemi bërë me plan”, u shpreh ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.