Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Goditet organizata kriminale “Barış Boyun”, arrestohet në Azerbajxhan një nga drejtuesit e saj, me 48 urdhë... Jep dorëheqjen nga detyra, kreu i IKMT-së, Afrim Qendro Lëviznin me taksi të armatosur, arrestohen dy të rinj! Kundërshtuan dhunshëm efektivët Vrasje për larje hesapesh? Kush e ekzekutoi me 8 plumba shqiptarin në Bruksel, dyshimet e policisë I shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 52-vjeçari malazez në Shkodë... Maratona e Tiranës ndryshon qarkullimin të dielën, ja rrugët e bllokuara dhe linjat urbane që devijohen AL JAZEERA: NATO nuk do mbajë samit në Shqipëri, ndërsa Rama po përballet me kritika dhe protesta Kush është “Napoleoni” shqiptar? Bosi i kokainës që sfidon “Ndranghetën” dhe streha e tij në Dubai?!... E transferoi në burgun e Fierit/ Veliaj kallëzon drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo për ... Letra drejtuar GJKKO për prova të reja nga SHBA, Meta: Procesi të zhvillohet me transparencë dhe respektim ... Skandali që rrëzoi perandorin e Nvidia-s/ Bloomberg zbulon orët e fundit të Jensen Huang para dorëheqjes: N... Përmbytet Thethi nga reshjet e dendura, bllokohen banorë dhe turistë nga shembja e gurëve
BOTA

Goditet organizata kriminale “Barış Boyun”, arrestohet në Azerbajxhan një nga drejtuesit e saj, me 48 urdhër-arreste në Turqi

Një prej drejtuesve të organizatës së armatosur kriminale “Barış Boyun”, e njohur për aktivitetin e saj në Turqi dhe në arenën ndërkombëtare, është arrestuar në Azerbajxhan. Sipas mediave turke, në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit, autoritetet azerbajxhanase kanë vënë në pranga Mehmet Recep Demirin, i cili dyshohet se kishte një rol […]

P
Piranjat13 November 2026, 12:59 · 2 min lexim
Goditet organizata kriminale “Barış Boyun”, arrestohet në

Një prej drejtuesve të organizatës së armatosur kriminale “Barış Boyun”, e njohur për aktivitetin e saj në Turqi dhe në arenën ndërkombëtare, është arrestuar në Azerbajxhan.

Sipas mediave turke, në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit, autoritetet azerbajxhanase kanë vënë në pranga Mehmet Recep Demirin, i cili dyshohet se kishte një rol drejtues në organizatën kriminale.

Demir është arrestuar dhe më pas është lënë në paraburgim në bazë të dispozitave të Kodit Penal të Azerbajxhanit për kalimin e paligjshëm të kufirit.

48 urdhër-arreste në ngarkim të tij

 

Sipas informacioneve të bëra publike, ndaj Mehmet Recep Demirit rëndojnë 48 urdhër-arreste të veçanta.

Pas arrestimit të tij, Prokuroria e Stambollit ka përgatitur një kërkesë zyrtare drejtuar autoriteteve gjyqësore të Azerbajxhanit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Turqisë.

Autoritetet turke synojnë që Demiri të dorëzohet në Turqi për t’u përballur me drejtësinë në kuadër të hetimeve për aktivitetin e organizatës kriminale “Barış Boyun”.

Arrestimi i tij konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm në operacionet kundër këtij rrjeti kriminal, i cili dyshohet se ka shtrirë aktivitetin përtej kufijve të Turqisë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.