Lëviznin me taksi të armatosur, arrestohen dy të rinj! Kundërshtuan dhunshëm efektivët
Një 30-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi lëvizte me taksi duke mbajtur me vete një armë zjarri pa leje.

Një 30-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi lëvizte me taksi duke mbajtur me vete një armë zjarri pa leje. Në pranga ka përfunduar edhe pasagjeri tjetër që udhëtonte në të njëjtin automjet.
Në kuadër të operacionit “Taksimetri” u vunë në pranga Petrit Shima 30 vjeç dhe Redion Hymeri, 25 vjeç të dy banues në Thumanë.
Sipas Policisë së Shtetit, të dy të arrestuarit kanë precedentë penalë. Gjatë shoqërimit dhe kryerjes së veprimeve procedurale, ata kanë kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë, duke i goditur, ndërsa më pas kanë dëmtuar edhe ambientet e dhomës së shoqërimit në komisariat.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative, për një shtetas që kishte lëvizur me armë zjarri me vete, nga Kruja drejt Tiranës, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Taksimetri”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Petrit Shima 30 vjeç dhe Redion Hymeri., 25 vjeç, të dy banues në fshatin Thumanë.
Taksia në të cilën ishte pasagjer shtetasi i dyshuar, Petrit Shima u ndalua në rrugën “Sami Frashëri”.
Gjatë kontrollit fizik, 30-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilën e posedonte pa leje.
Me të njëjtin mjet lëvizte edhe 25-vjeçari, i cili nuk kishte kallëzuar krimin.
Të dy shtetasit kanë goditur punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, dhe më pas, kanë dëmtuar ambientet e dhomës së shoqërimit.”- njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Skandal në Kadastrën e Fierit! Tjetërsuan 44 mijë metra katrorë tokë shtetërore, në pranga 3 zyrtarë dhe 1 notere. Sekuestrohen para e mu...

Vrasje për larje hesapesh? Kush e ekzekutoi me 8 plumba shqiptarin në Bruksel, dyshimet e policisë

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, furnizonte sportistët me substanca dopingu

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 52-vjeçari malazez në Shkodër

Shkelën rregullat e qarkullimit, gjobiten 1958 shoferë në Vlorë





