Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Qeveri Fashiste”/ Mesazhi i studentëve kundër Edi Ramës në murin e dyqaneve pranë Piramidës Zhupa: Rama po e kthen trashëgiminë kulturore në skemë biznesi, rrezikohen pronat e banorëve në Berat e Gji... Arrestohet vëllai i Viktor Orban për trafikim qeniesh njerëzore në Hungari, reagon ish-kryeministri: Objekt... Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit Berisha për gabimin ndaj Finlandës: Duhet të vazhdojmë të ndërtojmë lojën nga prapavija Ndalimi i gazetarit holandez në Tiranë, SafeJournalists: Policia të sqarojë nëse i është kopjuar përmbajtja... Mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore, priten diskutime për rekomandimet nga OSBE ODIHR-i Aksidenti në Fier-Levan/ Autobusi me mbi 15 pasagjerë përplaset pas parakalimit të gabuar Gazment Bardhi: Raporti i Komisionit Europian konfirmon krizën e parlamentarizmit në Shqipëri, mazhoranca p... EMRAT/ Ja sa vite burg kërkoi SPAK-u për Emiljano Shullazin, Lulzim Berishën dhe të tjerët Amoniak dhe mbetje fekale në ujë! Skandali në Vlorë, gjendje skandaloze edhe në depozitat e pallateve Komisioni i Reformës Zgjedhore, Bylykbashi kërkon ndryshime në rendin e ditës
AKTUALITET

EMRAT/ Ja sa vite burg kërkoi SPAK-u për Emiljano Shullazin, Lulzim Berishën dhe të tjerët

Prokuroria e Posaçme jep pretencën për Emiljano Shullazin

P
Piranjat 9 November 2026, 11:03 · 4 min lexim
EMRAT/ Ja sa vite burg kërkoi SPAK-u për Emiljano Shullazin, Lulzim

Prokuroria e Posaçme jep pretencën për Emiljano Shullazin.

Konkretisht, SPAK kërkon 25 vite burg ndaj tij.

Shullazi akuzohet për ngjarjet e bandës së Durrësit, vrasja e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames.

Po ashtu, SPAK kërkoi 25 vite burg edhe për Lulzim Berishën.

Ja dhe pretenca për emrat e tjerë:

1. Viktor Bajraktari (Imeraj)

Prokuroria kërkon:

1. 25 vjet burg për vrasjen në rrethana të tjera cilësuese të Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

2. 3 vjet burg për grup të strukturuar kriminal.

3. 2 vjet burg për falsifikim dokumentesh, në formën e përdorimit.

4. 5 vjet burg për futjen dhe mbajtjen e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim.

Dënimi përfundimtar i kërkuar: 25 vjet burg, pas bashkimit të dënimeve.

Vuajtja e dënimit kërkohet në burg të sigurisë së lartë.

2. Emiljano Shullazi

Prokuroria kërkon:

1. 25 vjet burg për vrasjen në rrethana të tjera cilësuese të Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

2. 5 vjet burg për grup të strukturuar kriminal.

Dënimi përfundimtar i kërkuar: 25 vjet burg, pas bashkimit të dënimeve.

Vuajtja e dënimit kërkohet në burg të sigurisë së lartë.

3. Indrit Taullai

Prokuroria kërkon:

1. 25 vjet burg për vrasjen në rrethana të tjera cilësuese të Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit.

2. 25 vjet burg për vrasjen me paramendim të Kledian (Klodian) Saliut.

3. 15 vjet burg për vrasjen me dashje, mbetur në tentativë, të Osman Trumës.

4. 11 vjet burg për mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

5. 3 vjet burg për grup të strukturuar kriminal.

Dënimi përfundimtar i kërkuar: 25 vjet burg, pas bashkimit të dënimeve.

Vuajtja e dënimit kërkohet në burg të sigurisë së lartë.

4. Lulzim Berisha

Prokuroria kërkon:

1. 25 vjet burg për vrasjen me paramendim të Kledian (Klodian) Saliut.

2. 18 vjet burg për vrasjen me dashje, mbetur në tentativë, të Osman Trumës.

3. 11 vjet burg për mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

4. 5 vjet burg për grup të strukturuar kriminal.

Dënimi përfundimtar i kërkuar: 25 vjet burg, pas bashkimit të dënimeve.

Vuajtja e dënimit kërkohet në burg të sigurisë së lartë.

5. Plaurent Dervishaj

Prokuroria kërkon:

1. 25 vjet burg për vrasjen me paramendim të Kledian (Klodian) Saliut.

2. 16 vjet burg për vrasjen me dashje, mbetur në tentativë, të Osman Trumës.

3. 11 vjet burg për mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

4. 3 vjet burg për grup të strukturuar kriminal.

Dënimi përfundimtar i kërkuar: 25 vjet burg, pas bashkimit të dënimeve.

Vuajtja e dënimit kërkohet në burg të sigurisë së lartë.

6. Indrit Rusi

Prokuroria kërkon:

1. 25 vjet burg për vrasjen me paramendim të Kledian (Klodian) Saliut.

2. 15 vjet burg për vrasjen me dashje, mbetur në tentativë, të Osman Trumës.

3. 11 vjet burg për mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

4. 3 vjet burg për grup të strukturuar kriminal.

Dënimi përfundimtar i kërkuar: 25 vjet burg, pas bashkimit të dënimeve.

Vuajtja e dënimit kërkohet në burg të sigurisë së lartë.

7. Luftar Reçi

Prokuroria kërkon:

1. 25 vjet burg për vrasjen në rrethana të tjera cilësuese të Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit.

2. 25 vjet burg për vrasjen me paramendim të Kledian (Klodian) Saliut.

3. 15 vjet burg për vrasjen me dashje, mbetur në tentativë, të Osman Trumës.

4. 10 vjet burg për mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

5. 3 vjet burg për grup të strukturuar kriminal.

Pas bashkimit të dënimeve, Prokuroria kërkon 25 vjet burg.

Por, duke kërkuar zbatimin e dispozitave ligjore për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Prokuroria propozon uljen e dënimit përfundimtar në 8 vjet burg.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.