Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Qeveri Fashiste”/ Mesazhi i studentëve kundër Edi Ramës në murin e dyqaneve pranë Piramidës Zhupa: Rama po e kthen trashëgiminë kulturore në skemë biznesi, rrezikohen pronat e banorëve në Berat e Gji... Arrestohet vëllai i Viktor Orban për trafikim qeniesh njerëzore në Hungari, reagon ish-kryeministri: Objekt... Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit Berisha për gabimin ndaj Finlandës: Duhet të vazhdojmë të ndërtojmë lojën nga prapavija Ndalimi i gazetarit holandez në Tiranë, SafeJournalists: Policia të sqarojë nëse i është kopjuar përmbajtja... Mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore, priten diskutime për rekomandimet nga OSBE ODIHR-i Aksidenti në Fier-Levan/ Autobusi me mbi 15 pasagjerë përplaset pas parakalimit të gabuar Gazment Bardhi: Raporti i Komisionit Europian konfirmon krizën e parlamentarizmit në Shqipëri, mazhoranca p... EMRAT/ Ja sa vite burg kërkoi SPAK-u për Emiljano Shullazin, Lulzim Berishën dhe të tjerët Amoniak dhe mbetje fekale në ujë! Skandali në Vlorë, gjendje skandaloze edhe në depozitat e pallateve Komisioni i Reformës Zgjedhore, Bylykbashi kërkon ndryshime në rendin e ditës
BOTA

Arrestohet vëllai i Viktor Orban për trafikim qeniesh njerëzore në Hungari, reagon ish-kryeministri: Objektivi jam unë! 

Një zhvillim i ri ka tronditur politikën në Hungari. Áron Orbán, vëllai i ish-kryeministrit Viktor Orbán, është arrestuar nën dyshimet për trafikim të qenieve njerëzore, sipas njoftimit të kryeministrit aktual, Péter Magyar. Lajmin e bëri publik vetë Magyar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku iu referua raportimeve të mediave për arrestimin e vëllait të […]

P
Piranjat 9 November 2026, 11:51 · 2 min lexim
Arrestohet vëllai i Viktor Orban për trafikim qeniesh njerëzore

Një zhvillim i ri ka tronditur politikën në Hungari. Áron Orbán, vëllai i ish-kryeministrit Viktor Orbán, është arrestuar nën dyshimet për trafikim të qenieve njerëzore, sipas njoftimit të kryeministrit aktual, Péter Magyar.

Lajmin e bëri publik vetë Magyar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku iu referua raportimeve të mediave për arrestimin e vëllait të paraardhësit të tij. Sipas tij, hetimet po vijojnë nga Zyra Kombëtare për Rikuperimin dhe Mbrojtjen e Pasurive dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Emri i Áron Orbánit është përmendur më herët në një hetim për një skemë të dyshuar të paligjshme të sigurimit të vizave dhe lejeve të qëndrimit për shtetas të huaj, kryesisht nga Vietnami. Sipas raportimeve të mediave hungareze, kompania e lidhur me të dyshohet se ka ndihmuar shtetas vietnamezë të përfitonin viza hungareze dhe, rrjedhimisht, mundësi udhëtimi në zonën Shengen, përmes regjistrimit në një kurs dyditor në Universitetin e Pécsit.

Dyshimet lidhen me një grup që pretendohet se premtonte sigurimin e lejeve të qëndrimit për punë, duke përdorur lidhjet me persona me ndikim në politikë dhe administratë, kundrejt pagesave. Në një çështje të lidhur me rekrutimin e punëtorëve të huaj, autoritetet kanë bërë të ditur se katër persona janë marrë të pandehur, ndërsa dy prej tyre janë arrestuar. Sipas raportimeve, vëllai i Viktor Orbánit nuk figuron mes këtyre katër të dyshuarve.

 

Pas publikimit të lajmit, ish-kryeministri Viktor Orbán reagoi në rrjetet sociale, duke e cilësuar zhvillimin si një përpjekje për të goditur politikisht atë vetë.

“Objektivi jam unë, vëllai im është vetëm një mjet”, shkroi Orbán, duke akuzuar qeverinë e re se po përdor institucionet për një përballje politike dhe jo për të vendosur përgjegjësi.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.