Berisha për gabimin ndaj Finlandës: Duhet të vazhdojmë të ndërtojmë lojën nga prapavija
Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, ka komentuar gabimin e tij në ndeshjen ndaj Finlandës, duke shpjeguar se gjithçka erdhi pas një ndryshimi vendimi në momentin e fundit

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, ka komentuar gabimin e tij në ndeshjen ndaj Finlandës, duke shpjeguar se gjithçka erdhi pas një ndryshimi vendimi në momentin e fundit. Në konferencën për mediat, në prag të sfidës së radhës, Berisha theksoi se skuadra duhet të vazhdojë të ndërtojë aksionet nga prapavija, pavarësisht gabimeve që mund të ndodhin.
Ai u shpreh se pikërisht kjo mënyrë loje i ka dhënë Kombëtares mundësi për të krijuar raste, duke kujtuar edhe përballjen me Bjellorusinë. Sa i përket ndeshjes me Finlandën, portieri theksoi se Shqipëria luan në shtëpi dhe synon të marrë rezultat pozitiv, por paralajmëroi se kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar.
Ndërsa lidhur me lajmin për pajisjen e kapitenit me pasaportë shqiptare dhe mundësinë e aktivizimit të tij me Kombëtaren, Berisha tha se nuk kishte informacion për këtë çështje.
Etrit Berisha: Një mësim shumë të mirë, pra kjo ndeshja me San Marinon, që nuk duhet të nënvlerësohet asnjë kundërshtar. E aq më pak Finlanda tani, që gjithsesi ka lojtarë të mirë. Mirëpo, ne e dimë që prapëseprapë luajmë në shtëpi dhe dëshira jonë është që të dalim sa më mirë nga kjo ndeshje. Përshëndetje Etrit, dua të rikthehem edhe njëherë tek ndeshja e Finlandës për të kuptuar pak filozofinë, ose pse erdhi ai gabimi juaj.
Është trajneri ai që kërkon që ne të dalim me pasime nga poshtë dhe të ndërtojmë aksionet, apo ishte zgjedhja juaj e momentit? Dhe një pyetje për kapitenin, duke qenë se ka qarkulluar lajmi që ai tani është pajisur me pasaportë shqiptare, mund të jetë një kandidat pavarësisht se ka shumë sfida të tjera nga FIFA, çfarë mendoni ju për këtë? Po, për tani nëse i përgjigjem shpejt kësaj të dytës, nuk kam kështu ndonjë informacion sa i përket kësaj. Mirëpo, sa i përket atij momenti, ishte që ishte ndoshta një ndryshim i mendjes në momentin e fundit, kur m'u dha ai pasimi.
Unë desha të vazhdoj në krahun e djathtë dhe pastaj e kam ndryshuar në momentin e fundit. Dhe kur e pranoi topin lojtari i tyre, pastaj e pashë mundësinë që ta kapi prapë topin. Mirëpo gjithsesi në momentin e fundit mendoj që nuk kam bërë ndonjë kontakt kështu, jam mbledhur gjithsesi, mirëpo ai lojtari ishte pak e deshi edhe diti ta shfrytëzojë momentin. Dhe ndodhi kjo. Mirëpo mendoj që duhet të merret edhe loja e parë, domethënë me Bjellorusinë, që shumë raste që kemi krijuar, i kemi krijuar nga mbrapa, domethënë nga qarkullimi i topit, edhe kemi dalë përpara dhe kemi sulmuar. Dhe mendoj që duhet të vazhdojmë me këtë, pavarësisht që gabimet mund të ndodhin. Dhe besoj që kjo i ka dhënë shumë vetëbesim edhe në lojën e parë që kemi bërë.
Lexo edhe
SPORT
Barcelona përmbys Atletico Madridin, shkëputet në +3 pikë nga Real Madrid

Tifozët bllokojnë autobusin e skuadrës mike, anulohet derbi në futbollin holandez

Fiorentina frenon Juventusin, bardhezinjtë lënë 2 pikë në Firenze

La Liga/ Fermín i prish festën Simeones, Barcelona përmbys Atléticon

Manchester United rrezikon rënien nga kategoria për herë të parë pas 40 vitesh





