Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit Berisha për gabimin ndaj Finlandës: Duhet të vazhdojmë të ndërtojmë lojën nga prapavija Ndalimi i gazetarit holandez në Tiranë, SafeJournalists: Policia të sqarojë nëse i është kopjuar përmbajtja... Mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore, priten diskutime për rekomandimet nga OSBE ODIHR-i Aksidenti në Fier-Levan/ Autobusi me mbi 15 pasagjerë përplaset pas parakalimit të gabuar Gazment Bardhi: Raporti i Komisionit Europian konfirmon krizën e parlamentarizmit në Shqipëri, mazhoranca p... EMRAT/ Ja sa vite burg kërkoi SPAK-u për Emiljano Shullazin, Lulzim Berishën dhe të tjerët Amoniak dhe mbetje fekale në ujë! Skandali në Vlorë, gjendje skandaloze edhe në depozitat e pallateve Komisioni i Reformës Zgjedhore, Bylykbashi kërkon ndryshime në rendin e ditës Skandali me ujin e pijshëm, shtohen rastet me të vjella dhe diarre në Vlorë Qeveria Rama përzuri “trurin e vendit”! Shqipëria me mungesë mjekësh U martua në Tajlandë pa u divorcuar në Britani, 56-vjeçari dënohet për…
POLITIKE

Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit

P
Piranjat 9 November 2026, 11:35 · 1 min lexim
Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka dërguar një letër zyrtare Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ku kërkon reflektim institucional dhe zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Europian për funksionimin demokratik të Parlamentit.

Duke iu referuar raportit të KE-së për Shqipërinë, të datës 4 nëntor 2026, Bardhi ngre shqetësimin për dobësimin e kontrollit parlamentar mbi qeverinë, kufizimin e të drejtave të opozitës, politizimin e institucioneve të pavarura dhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Në letër, ai thekson se gjatë kësaj legjislature mazhoranca ka refuzuar gjashtë kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore dhe 11 interpelanca me Kryeministrin.

Bardhi kritikon gjithashtu mosshqyrtimin e katër projektligjeve të opozitës, të depozituara në qershor 2026, që lidhen me investimet strategjike, zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore dhe Paketën e Maleve.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së ngre shqetësime edhe për mosshqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe mungesën e gjithëpërfshirjes në reformat territoriale dhe zgjedhore.

Bardhi i kërkon Peleshit marrjen e masave konkrete për garantimin e kontrollit parlamentar, transparencën legjislative, konsultimin me grupet e interesit, zbatimin e vendimeve të Kushtetueses dhe rikthimin e rolit të opozitës në procesin e integrimit europian.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.