Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tensione në protestë! Policia shtyn qytetarët te Kryeministria. Efektivët shoqërojnë disa zonja, ndërhyjnë ... Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi kundër këtij regjimi “Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në prote... Alarm për ndotjen në Laprakë/ Banorët denoncojnë tymin që del nga oxhaku i fabrikës “Edil Centro” EMRI/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkat... 28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy protestuesve “Rama përdor patronazhistët si kamzhik ndaj qytetarëve dhe bizneseve”/ Bylykbashi: Kontrollet selektive dhe... Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku! “Sfida ndaj drejtësisë së re, dëm i pa riparueshëm”/ Këlliçi: Balluku sillet sikur ka fituar trofe! Sa më s...
AKTUALITET

Gruaja shqiptare me burrin arrestohen me 4 kg kokainë. I “bënë gropën” vetes në autostradë!

P
Piranjat17 November 2026, 19:42 · 2 min lexim
Gruaja shqiptare me burrin arrestohen me 4 kg kokainë. I

Policia italiane ka arrestuar dy persona, një grua 42-vjeçare me origjinë shqiptare dhe një burrë italian 43 vjeç, pasi u kapën në një automjet me mbi 4 kilogramë kokainë.

Operacioni u zhvillua nga Policia e Shtetit në Siena, në kuadër të kontrolleve kundër trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Ngjarja ndodhi pasditen e 15 nëntorit, në territorin e Poggibonsit. Efektivët e Njësisë së Lëvizshme, të cilët po kryenin një operacion antidrogë, vunë re një automjet që po lëvizte në autostradën Siena-Firence, në zonën e Salcetos, duke kryer manovra të pazakonta dhe të rrezikshme.

Sjellja e dyshimtë e drejtuesit të mjetit bëri që policia të njoftonte komisariatin e Poggibonsit, i cili aktivizoi patrullat në terren.

Automjeti u ndalua në rrugën Montenero, ku policët identifikuan dy personat që ndodheshin brenda tij.

Për shkak të sjelljes së tyre nervoze dhe të shqetësuar, efektivët vendosën të kryenin një kontroll më të imtësishëm të automjetit.

Gjatë kontrollit, në një çantë të vendosur pas sediljes së shoferit dhe të mbuluar me një xhup, u gjetën katër pako me më shumë se 4 kilogramë lëndë narkotike. Testi paraprak konfirmoi se bëhej fjalë për kokainë.

Policia sekuestroi gjithashtu 500 euro cash, që dyshohet se kishin lidhje me aktivitetin e paligjshëm.

Pas arrestimit, me urdhër të Prokurorisë së Sienës, burri u dërgua në burgun e Sienës, ndërsa 42-vjeçarja në burgun e Firences-Sollicciano, ku do të qëndrojnë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Operacioni është pjesë e kontrolleve të vazhdueshme të policisë italiane kundër trafikut të drogës, me fokus të veçantë në zonën Val d’Elsa të Sienës./PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.