Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama fton japonezët të investojnë: Kam folur dhe me Albin Kurtin

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Kryeministri një përfaqësi të sipërmarrjes japoneze, të cilëve u ka prezantuar interesin e Shqipërisë dhe të Kosovës për përfshirjen e Japonisë në projektin strategjik të hekurudhës hekurudhës së re që do të lidhë Durrësin me Prishtinën dhe më pas me Nishin, duke krijuar një korridor të rëndësishëm drejt Europës Qendrore.
Përmes pasqyrimit të këtij takimi në rrjete sociale, Rama bën të ditur se e ka diskutuar disa herë me kryeministrin e Kosovës mundësinë e përfshirjes së Japonisë në këtë projekt.
Sipas kryeministrit, hekurudha ka rëndësi të veçantë edhe për NATO-n, në funksion të Portit të ri të Durrësit, i cili do të ketë një degë të dedikuar për veprimtaritë ushtarake dhe ato të Aleancës.
"Së bashku me Kryeministrin e Kosovës kemi biseduar më shumë se një herë se sa mirë do të ishte ta përfshinim Japoninë në projektin e hekurudhës së re nga Durrësi në Prishtinë, e cila më pas kalon nëpër Nish dhe lidhet me Europën Qendrore.
Kjo hekurudhë ka gjithashtu rëndësi shumë, shumë të madhe për NATO-n për shkak të Portit të ri në Durrës, i cili do të ketë edhe një degë të dedikuar 100% për veprimtaritë ushtarake dhe ato të NATO-s.
Ky mund të jetë një investim shumë interesant. Nëse e shqyrtoni projektin, do të na vinte shumë mirë të dëgjonim mendimin tuaj.
Së bashku me Qeverinë e Kosovës, jemi gati të punojmë me ju ose me cilindo partner nga Japonia për të parë nëse mund ta realizojmë këtë projekt", ka thënë Rama në takim me sipërmarrësit japonezë.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: Droga është fuqia e të keqes, ajo ka rritur çmimet dhe ka shkatërruar prodhimin në vend
Berisha: Droga është fuqia e të keqes, ajo ka rritur çmimet dhe ka shkatërruar prodhimin në vend

Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi kundër këtij regjimi
Mjekësia e ortakërive/ Monopol në vend të fondeve, Spahiu konfirmon publikisht privatizimin e tenderave të shëndetësisë

Ndreca: Rama nuk mund t’i kërkojë llogari partisë për emërimet që vendos vetë





