Hetimi disiplinor/ KLP pranon pjesërisht kërkesën e ILD, ul me 10% pagën e prokurores për 6 muaj
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP ka pranuar pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD lidhur me rastin e magjistrates

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP ka pranuar pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD lidhur me rastin e magjistrates A.P. KLP ka vendosur uljen e përkohshme të pagës së saj me 10% për gjashtë muaj. ILD kishte kërkuar uljen e pagës deri në 40% për një periudhë deri në një vit.
Hetimi disiplinor ndaj prokurores A.P., nisi pas një ankese të Avokatit të Popullit për mënyrën e përllogaritjes së kohës së vuajtjes së dënimit të një personi të dënuar.
Gjatë hetimit disiplinor, ILD konstatoi se prokurorja kishte neglizhuar në mënyrë të përsëritur detyrimet ligjore për ekzekutimin e vendimeve penale dhe bashkimin e dënimeve, duke mos marrë në konsideratë edhe periudhën e paraburgimit të vuajtur nga i dënuari në Greqi.
Si pasojë e këtyre veprimeve dhe mosveprimeve, personi kishte qëndruar në burg përtej afatit kur dënimi duhej të kishte përfunduar. Inspektori i Lartë i Drejtësisë e cilësoi sjelljen e prokurores si shkelje të rëndë disiplinore, duke vlerësuar se neglizhenca kishte cenuar drejtpërdrejt të drejtën themelore të lirisë personale.
Gjithashtu kishte rrezikuar të sjellë një efekt më të gjerë sistemik, pasi mosrespektimi i detyrimeve ligjore në lidhje me kontrollin dhe përllogaritjen e ekzekutimit të dënimeve mund të përsëritet në raste të ngjashme dhe të sjellë pasoja të drejtpërdrejta në të drejtën e lirisë personale të personave të dënuar.
Lexo edhe
AKTUALITET
Shembja e ndërtesës trekatëshe në New York, shkon në katër numri i viktimave, 4 të plagosur në gjendje kritike

Dy persona shpallen fajtorë në Britani për spinazh për inteligjencën iraniane

Gazetari britanik: Si u infiltrova brenda mafies shqiptare për të ekspozuar perandorinë e tyre gjigante të kokainës

Studentët në shesh, mesazhi i fortë i ambasadorit amerikan në Tiranë: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

Çfarë janë Chabad House? Qendrat fetare hebraike të shpërndara në mbi 100 vende të botës, pritet të shtohen dhe në Shqipëri

Albpetrol i jep vendburimin e Gorishtit një kompanie me zero të ardhura dhe 14.7 mln dollarë borxhe

Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

U kap me 23 kg kanabis në valixhe/ Shqiptari nga Kanadaja pretendon se ra pre e një kurthi në Rinas





