Shkëlqen në Turqi, por pret shpërthimin me Kombëtaren, Muçi shpresë sonte ndaj Finlandës

Është “Mesia” që të gjithë shpresojnë të shfaqet. Kombëtarja shqiptare ka pasur disa shpresa vitet e fundit, që nga Armando Broja te Kristian Asllani, ndërsa protagonisti I fundit ende I pashfaqur është Ernest Muçi.
Lojtari ofensiv që luan në Turqi për Trabzonsporin, po kalon dy sezonet më të mirë të jetës, duke shkëlqyer në Superligën e në Kupën turke, e duke qenë ndër më të talentuarit e më të veçantët.
Tre gola e gjashtë asistë në vetëm 10 ndeshje të Superligë, madje me kontribut edhe në të paktën dy gola të tjerë, janë provë e qartë e momentit të madh të Muçit, I cili në moshën 25-vjeçare duket se ka arritur pjekurinë.
Përveç klasit në fazën sulmuese, ai po bëhet gjithnjë e më i mirë edhe në atë mbrojtëse, dhe për këtë është titullar dhe tepër I rëndësishëm edhe në këtë Trabzonspor që lideri duhet të ketë Mohamed Salahun.
Sidoqoftë, me kombëtaren, shpërthimi i tij ende nuk ka ndodhur. Muçi ka me kuqezinjtë një gol në tre vitet e fundit, dhe pikërisht atë ndaj Bjellorusisë, në fitoren 2-0 në ndeshjen e parë në grup në Ligën e Kombeve, luajtur në shtator pikërisht në “Arenën Air Albania”.
Kjo edhe pse ka luajtur 21 ndeshje e ka shënuar gjithsej 4 gola. Për fat, trajneri i tanishëm Rolando Maran po beson shumë më tepër tek ai sesa paraardhësi i tij, Silvinjo. Ndoshta, kjo ndeshje vendimtare ndaj Finlandës, mund të jetë ajo e shpërthimit të Ernest Muçit edhe me fanelën kuqezi.
Lexo edhe
SPORT
Zyrtare: Manchester United i jep fund aventurës së Michael Carrickut

Tuchel shpjegon arsyen se përse la jashtë grumbullimit Palmer: Nuk është çështje personale

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Yan Diomande po shkëlqen te Real Madridi, shifrat e tij sfidojnë edhe Lamine Yamal

Bayerni kërkon pasuesin e Neuer, në listë dhe portieri “i gafave” të mëdha

Ronaldo nis karrierën në televizion, bëhet producent i serialit të ri “Day 1s”

Sot dueli vendimtar! Shqipëria për “hakmarrje” ndaj Finlandës

Ardian Ismajli bën thirrje: Askush të mos hezitojë kur ftohet nga Shqipëria





