“Jemi kamikazët tuaj”/ Përgjimi Balla-Rama-Suel Çela: Arrestoni kë themi ne, ju japim 9 deputetë!
Gazetari Basir Çollaku ka publikuar një pjesë përgjimesh që, sipas tij, janë pjesë e dosjes së grupit kriminal të drejtuar

Gazetari Basir Çollaku ka publikuar një pjesë përgjimesh që, sipas tij, janë pjesë e dosjes së grupit kriminal të drejtuar nga Suel Çela, e cila ndodhet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).
Në materialin e bërë publik, pretendohet se në një bisedë mes personave të përfshirë përmendet edhe emri i Taulant Ballës, si dhe një komunikim i pretenduar me Edi Ramën. Biseda ngre dyshime për një kërkesë ndaj përfaqësuesve të mazhorancës, në këmbim të mbështetjes politike në zgjedhje.
Sipas përmbajtjes së përgjimit, personat në bisedë pretendojnë se i kanë kërkuar palës tjetër të ndërhyjë për disa çështje konkrete, mes tyre arrestimin e dy personave, të identifikuar në bisedë si Arti dhe Lenci.
Në këmbim, në përgjim dëgjohet premtimi për sigurimin e nëntë deputetëve të Partisë Socialiste, ndërsa bashkëbiseduesi shprehet se grupi do të garantonte qetësi dhe kontroll në zonën ku vepronte.
Më tej, në bisedë përmendet edhe fakti se kërkesat duhej të përmblidheshin me shkrim për t’ia përcjellë Edi Ramës. Një prej personave shprehet se ia kishin dërguar materialin dhe se pritej një reagim.
Reagimi i plotë i Çollakut:
Përgjimi/ Balla-Rama me Suel Çelën?! Arrestoni kë themi ne, ju japim 9 deputetë, jemi kamikazët tuaj..
Zgjedhjet, biznesi dhe vettingu kanë qenë tre prioritetet e bandave dhe trafikantëve, sipas përgjimeve të shumta të sky enchrochat.
A kishte Edi Rama dhe Taulant Balla marrëveshje me grupin e strukturuar kriminal të Suel Çelës një marrëveshje?!
Çfarë kërkonte banda, çfarë ofronte Rama dhe Balla?!
Kontrata?! Bëj arrestimet e listës sonë dhe ne të japim nëntë deputetë. Jemi kamikazë për ju.. A dha Rama miratimin?!
Çfarë kërkoi grupi i Çelës u realizua, çfarë kërkoi grupi i Ramës dhe Ballës gjithashtu…
Ky tekst më poshtë është pjesë përgjimi e dosjes “Çela” e cila është në Gjykatën e Posaçme. Ka mjaft të tjera, për emra të pushtetit dhe drejtësisë. Por asnjëri nuk lshtë trazuar deri tani.
PERGJIMI
“..Mos u fut te dera kryesore
Hajde këtu të të shoh te kamera, të hap derën
Me ça po vjen..
E hajde na ktu te dera e lokalit të ri
Hyn hyn
Hec ktu po të them unë
E ke parasysh sa kalon derën kryesore që ikën në kusarth dera e parë majtas
Ok, hajde te qentë
Kishim gjyqin sot
Dhe nesër jeni dy gjyqe të majmos dhe te krimet e randa
Sot u shty
He ded
Çoj haber fates të shkruj sonte
Po na narkon fort me gjana që sjanë aq madhore për tu diskutu aq shumë
Po ded po i shkruaj sonte unë..
Çoja telefon sonte tshkruj
Tani më dëgjo pak
Zdesha ta them se ti fillon me paranoja
Folëm me taulant
I tham që ne sdym as tendera as dretori
Asigja për gjygje, për polici etj
Po më ndjek
Ti shkruj me të shkurtra sms
Ne kërkojm të merrni me çështjen e pentitit
Arrestoni artin dhe lencin, pse nuk arrestohen, ka fol burri huj me detaje
Apo vetëm për kto duhen prova amrrikane
Po më ndjek
I kërkuam arrestoi ne ju garantojmë 9 deputet ps
Sdo keni as ngjarje asgjë
Ne do jeni ma të fortë e kemi venin në kontroll
Jemi kamikazë për ju
Tha mi shkruj me i cop letër me detaje për tja çu Ramës
Ja çum ne tha po do e baj
Po ju tha do mani llafen, po i tha bujar do e…”
PS :
E sa të tjera, e të tjera plot, janë nëpër dosjet e Strukturës së Posaçme, të ardhura nga partnerët..
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: Kallëzimi im ndaj Irena Gjokës synon ndëshkimin ligjor të një personi që përbën turpin e njeriut

Gazeta irlandeze: Ramën e presin me vezë në Dublin, qytetarët nuk u lejuan të hyjnë për t’i bërë pyetje

‘Strasburgu, i pritshëm për mua’, Beleri: Dënoi Shqipërinë, padrejtësia ende s’është zgjidhur

Përplasja për pagat: Qeveria shqiptare përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ermal Nufi refuzon të bëjë transparencë për KAYO





