ZYRTARE/ Kane rinovon me Bayern-in deri në 2029-n
Ishte çështje ditësh, por tashmë është zyrtare: “Harry Kane hedh firmën mbi kontratë duke zgjatur bashkëpunimin e tij me Bayern Munich deri më 30 qershor 2029”

Ishte çështje ditësh, por tashmë është zyrtare: “Harry Kane hedh firmën mbi kontratë duke zgjatur bashkëpunimin e tij me Bayern Munich deri më 30 qershor 2029”.
Prej kohësh palët, Bayern dhe Harry Kane, kishin nisur negociatat për rinovimin e kontratës, por vetëm këtë të enjte doli “tymi i bardhë”, me gjigandët gjerman që njoftuan zgjatjen e bashkëpunimit me “bomberin” anglez. Ky rinovim vjen pikërisht në një moment shumë të rëndësishëm në aspektin personal për Harry Kane, fitues i freskët i “Topit të Artë”.
Kapiteni i “Tre Luanëve” u shfaq i lumtur për këtë kontratë të re, me shumë gjasa e fundit në nivele kaq të larta: “E dua këtë klub, tifozët dhe qytetin, ndihem si në shtëpinë time te FC Bayern. Kemi një ekip fantastik, një trajner të shkëlqyer si Vincent Kompany. Jam shumë krenar që jam pjesë e këtij klubi. E gjitha familja ime është e lumtur këtu. Doja shumë të qëndroja, tani po pres me padurim të ardhmen dhe të fitoj sa më shumë trofe të mundshëm me këtë klub të madh”, u shpreh Harry Kane në një intervistë për faqen zyrtare të klubit.
Pa diskutim, i lumtur për rinovimin e kontratës me Harry Kane u shfaq edhe presidenti i klubit, Herbert Hainer: “Harry Kane ka fituar zemrat e tifozëve si një nga figurat më të mëdha të sportit në kohën tonë, komplimente stafit drejtues. Ky është një moment i veçantë për FC Bayern”, u shpreh Hainer.
I kënaqur për këtë marrëveshje të re u shfaq edhe Max Eberl, Drejtori Sportiv i Bayern: “Kjo zgjatje kontrate ishte thelbësore pasi na ofron siguri në planifikimin e së ardhmes. Jemi jashtëzakonisht të kënaqur pasi Harry Kane është një figurë kryesore e klubit”, theksoi ndër të tjera drejtori i Bayern. Më në fund, pas shumë negociatash që zgjasin prej muajsh, Kane-Bayern mbyllet me fund të lumtur.
Lexo edhe
SPORT
Arsenal rikthehet te fitorja në Champions, mposht Spartën e Pragës në transfertë

Amorim harron derbin me Interin, Milani synon Europën: Duam të shkojmë deri në fund!

Tragjedia që preku gjithë familjen/ Partnerja me vajzën e vogël në krah pa futbollistin të shembej në fushë, babai shpërtheu në lot para ...

“Shikoni kush erdhi…”, Nelson Hysa bëhet me “krah”, vizitë speciale në stërvitje

“Ditët më të vështira të jetës sime”, portieri Owono reagon pas vdekjes tragjike të Jesús de Miguel





