I riu vr*t të dashurën 23-vjeçare dhe para aktit ekstrem lë një shënim: Nuk më ka mbetur rrugë tjetër veç se të...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një 25-vjeçar ka vrarë të dashurën e tij 23-vjeçare dhe më pas i ka dhënë fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një 25-vjeçar ka vrarë të dashurën e tij 23-vjeçare dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
Viktima, Ionela Miruna Girneata, me origjinë rumune, dyshohet se është vrarë nga Andrea Nardini, i cili më pas ka udhëtuar rreth 70 kilometra me automjetin e tij, përpara se të vetëvritej në autostradën A1, pranë Barberino di Mugello.
25-vjeçari dyshohet se ka përdorur një objekt të fortë për të vrarë të renë. Trupi i saj u gjet në banesën e çiftit, në rrugën Roma, në Ponte Buggianese, në provincën e Pistojës.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia ka konstatuar shenja të mundshme përleshjeje në trupin e viktimës, ndërsa në banesë kishte sasi të konsiderueshme gjaku. Arma e krimit nuk është gjetur ende.
Për arsye sigurie, efektivët kanë sekuestruar edhe disa armë gjahu që ndodheshin në banesë. Sipas autoriteteve, nuk rezulton të ketë pasur denoncime të mëparshme për çiftin.
Si ndodhi ngjarja
Dyshohet se Nardini e ka vrarë të dashurën pak pas orës 08:00 të mëngjesit. Më pas, ai ka marrë automjetin e tij, një Alfa Romeo Giulietta, dhe është larguar drejt autostradës.
Prokuroria e Pistojës ka përgënjeshtruar dëshmitë e disa fqinjëve, të cilët pretendonin se 25-vjeçari ndodhej ende në vendngjarje kur mbërriti policia. Sipas hetimeve, ai ishte larguar tashmë, duke marrë fillimisht drejtimin e Pratos dhe më pas autostradën A1 drejt veriut.
Pas rreth një ore udhëtim dhe afro 70 kilometrash larg vendit ku kishte kryer krimin, Nardini ka telefonuar numrin e emergjencës 112, duke deklaruar se kishte vrarë të dashurën e tij. “E vrava të dashurën time, tani e vetmja gjë që më ka mbetur është të vras veten”, thuhet se tha ai.
Më pas, ai ka mbërritur në viaduktin Lora, pranë Barberino di Mugello, ku i ka vënë flakën automjetit dhe vetes, përpara se të hidhej nga ura. Drejtuesit e automjeteve që po kalonin në autostradë kanë njoftuar gjithashtu shërbimet e emergjencës për makinën që ishte përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka rikthyer në vëmendje një tjetër femicid të rëndë të ndodhur në shtator, atë të Lorena Iscerit, e cila u hodh nga i njëjti viadukt nga Federico Vella, pas rrëmbimit të saj. Edhe autori i asaj ngjarjeje i dha fund jetës në të njëjtën mënyrë.
Tragjedia ndodhi vetëm një ditë pas 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
Lexo edhe
BOTA
Von der Leyen kërkon shtimin e presionit ndaj Iranit pas vrasjes së dy italianëve në Kuvajt

Arsenali bërthamor i Izraelit/ Mediat: Rezervat e plutoniumit mund t’i mundësojnë prodhimin e deri në 250 bombave të tjera

Ekonomia e flirtit/ Një industri prej 1.5 trilionë dollarësh, ku gratë paguajnë për shoqërinë dhe argëtimin nga burrat

Pankarta me raketa pranë konsullatës holandeze në Moskë, përshkallëzohen tensionet mes dy vendeve

Nga premtimi për punë në Europë në llogoret e Ukrainës, si mashtrohen të rinjtë për të luftuar për Putinin





