Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vodhi në familjen mbretërore/ DAILY MAIL: Shqiptari hyri me gomone dhe avion në Britani 3 herë në 4 vite Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës 1600 efektivë policie në gatishmëri për protestën e nesërme në Tiranë, kufizime në qarkullim EMRAT/ Po transportonin 4 thasë me kanabis në Laç, arrestohen dy persona Deputeti Erald Kapri paraqitet në SPAK Tritol në Shkodër, por lënda plasëse nuk shpërthen! Ja kush ishte objektivi dhe pista ku po hetohet Reshjet e shiut gjatë natës në Gjirokastër dhe Shkodër, disa fshatra pa energji elektrike dhe rënie gurësh ... Dhuna shpërthen në ndeshjen Marseille-Levski Sofia, pesë tifozë bullgarë përfundojnë në spital! Klubi kërko... EMRI/ U kap me kokainë dhe çokollata psikedelike, dënohet shqiptari: Dua të kthehem në Shqipëri Në Italinë e vitit 2050, familja pritet të përbëhet nga vetëm 1 person Raporti: Sulmet sabotuese ruse në Evropë janë rritur me 16% “Gjurmët” çojnë në pranga hajdutin serial në Kavajë, zbardhen 3 vjedhje në Kavajë dhe Golem
AKTUALITET

I shërbeu Kishës për më shumë se 30 vite në Karavasta dhe Myzeqe, ndahet nga jeta At Mikail Shuli

Mitropolia e Shenjtë e Beratit, Vlorës dhe Kaninës ka njoftuar ndarjen nga jeta të At Mikail Shulit, prift i Kishës së Shën Athanasit në Karavasta. Përmes një njoftimi, Mitropolia shpreh keqardhjen për humbjen e klerikut, i cili për më shumë se 30 vite i shërbeu me përkushtim komunitetit të krishterë në zonën e Karavastasë dhe […]

P
Piranjat27 November 2026, 11:09 · 2 min lexim
I shërbeu Kishës për më shumë se 30 vite në

Mitropolia e Shenjtë e Beratit, Vlorës dhe Kaninës ka njoftuar ndarjen nga jeta të At Mikail Shulit, prift i Kishës së Shën Athanasit në Karavasta.

Përmes një njoftimi, Mitropolia shpreh keqardhjen për humbjen e klerikut, i cili për më shumë se 30 vite i shërbeu me përkushtim komunitetit të krishterë në zonën e Karavastasë dhe Myzeqesë.

At Mikail Shuli kreu studimet në Seminarin Teologjik të Kishës gjatë viteve 1992–1995. Ai u hirotonis dhjakon në vitin 1994 dhe prift në vitin 1996 nga Kryepiskopi i ndjerë Anastas.

Shërbesa e përcjelljes do të zhvillohet ditën e premte, më 27 nëntor 2026, në orën 12:00, në Kishën e Shën Athanasit në Karavasta.

 

Njoftimi i plotë i Mitropolisë:

“Mitropolia e Shenjtë e Beratit, Vlorës dhe Kaninës, me keqardhje, por me shpresën e Ngjalljes dhe të Jetës së Përjetshme, njofton ndarjen nga jeta të At Mikail Shulit, prift i Kishës së Shën Athanasit në Karavasta. At Mikaili kreu studimet në Seminarin Teologjik të Kishës sonë gjatë viteve 1992–1995. U hirotonis dhjakon në vitin 1994 dhe prift në vitin 1996, nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i ndjerë Anastas.

Për më shumë se 30 vjet, ai i shërbeu me devotshmëri grigjës së Krishtit në zonën e Karavastasë dhe të Myzeqesë, duke përmbushur me përkushtim misionin e tij priftëror.

Shërbesa e përcjelljes do të kryhet në Kishën e Shën Athanasit, në Karavasta, ditën e premte, datë 27.11.2026, në orën 12:00. I përjetshëm qoftë kujtimi i shërbëtorit të Perëndisë, Atë Mikailit!”.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.