Trafikimi i të miturës në Shkodër, Prokuroria apel mediave: Të mbrohet identiteti dhe dinjiteti i saj
Prokuroria e Shkodrës u ka bërë thirrje mediave audiovizive, portaleve dhe mediave të shkruara që të ruajnë identitetin dhe dinjitetin e një të miture, viktimë e një rasti të dyshuar trafikimi, për të cilin po hetohet në kuadër të procedimit penal nr

Prokuroria e Shkodrës u ka bërë thirrje mediave audiovizive, portaleve dhe mediave të shkruara që të ruajnë identitetin dhe dinjitetin e një të miture, viktimë e një rasti të dyshuar trafikimi, për të cilin po hetohet në kuadër të procedimit penal nr. 1646/2026.
Përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria kërkon shmangien e publikimit apo ripublikimit të çdo informacioni, fotografie, pamjeje apo detaji që mundëson identifikimin e të miturës ose të familjarëve të saj. Gjithashtu, u kërkohet mediave të mos publikojnë të dhëna sensitive që lidhen me jetën dhe rrethanat e saj personale.
Prokuroria kërkon edhe ndalimin e shpërndarjes së mëtejshme dhe heqjen e menjëhershme të materialeve të publikuara që përmbajnë informacione denigruese, stigmatizuese apo që cenojnë privatësinë dhe dinjitetin e të miturës dhe familjes së saj.
Në reagimin e saj, Prokuroria thekson se mbrojtja e identitetit të viktimave të mitura mbështetet në Kushtetutën e Shqipërisë, ligjin për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës, Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur dhe Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës.
Sipas institucionit, ekspozimi mediatik i një viktime të mitur trafikimi mund të shkaktojë viktimizim të mëtejshëm dhe të dëmtojë procesin e rikuperimit dhe riintegrimit të saj.
Në përfundim, Prokuroria e Shkodrës thekson se mbrojtja e identitetit dhe dinjitetit të viktimës nuk është vetëm detyrim ligjor, por edhe përgjegjësi etike dhe njerëzore, duke falënderuar mediat për mirëkuptimin dhe respektimin e interesit më të lartë të fëmijës.
Lexo edhe
AKTUALITET
Reshjet e shiut gjatë natës në Gjirokastër dhe Shkodër, disa fshatra pa energji elektrike dhe rënie gurësh në akset rrugore

EMRI/ U kap me kokainë dhe çokollata psikedelike, dënohet shqiptari: Dua të kthehem në Shqipëri

“Gjurmët” çojnë në pranga hajdutin serial në Kavajë, zbardhen 3 vjedhje në Kavajë dhe Golem

Shiste kokainë pranë shkollave në Kamëz dhe Fushë-Krujë, arrestohet 34-vjeçari

Osmani: Rikthehet dëbora në fundjavë, temperaturat zbresin deri në -5°C, ja zonat ku priten reshje të bardha





