Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRAT/ Njëri në kërkim nga Turqia për mashtrim, tjetri i dënuar për “vjedhje me dhunë”, dy të arrestuar në ... Dyshimet për blerje votash, Sara Mila del nga SPAK: Kam dhënë dëshminë time Bisedimet për paqen në Abu Dhabi, Zelensky: Shoh ndryshim në qëndrimin e SHBA-së, por mbeten mosmarrëveshje... Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit, Rade Basta! Dyshohet për vjedhjen e miliona doll... A kanë ngjashmëri protestat në Shqipëri me ato në Francë? Si përgjigjet ambasadorja franceze Protestuan kundër qeverisë, policia gjobit 37 qytetarë Deputetja socialiste Sara Mila në SPAK Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bijë Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi nuk mund të jetë paradhomë e Partisë Socialiste... Blushi përplaset ashpër me Peleshin dhe Ballën te Konferenca e Kryetarëve: Tërhiqni aktet normative, Kuvend... Hetimet për Vlora Hysenin, Beci: SHISH i përfshirë në korrupsion dhe bashkëpunim me bandat kriminale
AKTUALITET

EMRAT/ Njëri në kërkim nga Turqia për mashtrim, tjetri i dënuar për “vjedhje me dhunë”, dy të arrestuar në Rinas

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga Policia Kufitare në Rinas, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve të kryera në hyrje dhe dalje të territorit shqiptar. Në pranga ka rënë një shtetas turk, Enes Uguz  31 vjeç, i cili kërkohej ndërkombëtarisht nga autoritetet e Turqisë për veprën penale të mashtrimit të kryer gjatë ushtrimit të […]

P
Piranjat11 November 2026, 11:03 · 1 min lexim
EMRAT/ Njëri në kërkim nga Turqia për mashtrim, tjetri i

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga Policia Kufitare në Rinas, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve të kryera në hyrje dhe dalje të territorit shqiptar.

Në pranga ka rënë një shtetas turk, Enes Uguz  31 vjeç, i cili kërkohej ndërkombëtarisht nga autoritetet e Turqisë për veprën penale të mashtrimit të kryer gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare. Ai u kap në dalje të Republikës së Shqipërisë, ndërsa Gjykata Penale e Shkallës së Parë Nr. 2 në Gebze kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij më 31 korrik 2026.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet turke, po vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit drejt Turqisë.

Ndërkohë, në hyrje të Shqipërisë është kapur edhe një 27-vjeçar, i identifikuar si Edison Vukaj, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, më 3 qershor 2025, me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

 

Të dy rastet u konstatuan nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.