Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit, Rade Basta! Dyshohet për vjedhjen e miliona dollarëve
Beograd – Ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë, Rade Basta, është arrestuar në Beograd nën dyshimet për keqpërdorime financiare gjatë kohës kur drejtonte ndërmarrjen publike “Beogradske elektrane”. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat serbe, Basta dyshohet se ka miratuar donacione pa bazë të justifikuar, duke shkaktuar një dëm financiar që mund të arrijë në dhjetëra miliona […]

Beograd – Ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë, Rade Basta, është arrestuar në Beograd nën dyshimet për keqpërdorime financiare gjatë kohës kur drejtonte ndërmarrjen publike “Beogradske elektrane”.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat serbe, Basta dyshohet se ka miratuar donacione pa bazë të justifikuar, duke shkaktuar një dëm financiar që mund të arrijë në dhjetëra miliona dinarë.
Sipas dyshimeve të hetuesve, fondet publike janë shpërndarë për disa klube sportive, përfshirë klube të vogla futbolli, basketbolli dhe një klub kalërimi, pa ekzistuar arsye të ligjshme për këto financime.
Arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd. Në aksion janë përfshirë edhe pjesëtarë të shërbimit kundër korrupsionit, të cilët po kryejnë kontrolle dhe bastisje në ambiente të ndryshme.
Në kuadër të të njëjtit hetim po shoqërohen edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me çështjen.
Kush është Rade Basta?
Rade Basta ka qenë ministër i Ekonomisë i Serbisë nga tetori i vitit 2022 deri në vitin 2023. Ai u largua nga detyra pas përplasjeve politike, të lidhura edhe me qëndrimin e tij publik për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të agresionit kundër Ukrainës.
Pas largimit nga qeveria, Basta themeloi lëvizjen politike “Rruga Evropiane”.
Hetimet për abuzimet e dyshuara financiare në ndërmarrjen publike “Beogradske elektrane” janë në vazhdim.
Lexo edhe
BOTA
Këngëtari vdiq në një klinikë private, vila e Giorgos Mazonakis bie pre e vjedhjes

Irani hap qendrën e parë ushtarake vetëm për gratë, stërvitje me armë, parashutizëm dhe taktika luftarake në Teheran

Kërcënohet nga Irani, Sekretari i Thesarit amerikan largohet nga shtëpia dhe strehohet në një bazë ushtarake

Kaos në parlamentin izraelit, bashkëshortja e Netanyahut i bërtet ish-kryeministrit Bennett: Turp të kesh, i paturp!

Komploti ndaj bazës RAF Fairford, i dyshuari dyshohet se koordinonte sulmin nga burgu në SHBA





