Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bisedimet për paqen në Abu Dhabi, Zelensky: Shoh ndryshim në qëndrimin e SHBA-së, por mbeten mosmarrëveshje... Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit, Rade Basta! Dyshohet për vjedhjen e miliona doll... A kanë ngjashmëri protestat në Shqipëri me ato në Francë? Si përgjigjet ambasadorja franceze Protestuan kundër qeverisë, policia gjobit 37 qytetarë Deputetja socialiste Sara Mila në SPAK Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bijë Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi nuk mund të jetë paradhomë e Partisë Socialiste... Blushi përplaset ashpër me Peleshin dhe Ballën te Konferenca e Kryetarëve: Tërhiqni aktet normative, Kuvend... Hetimet për Vlora Hysenin, Beci: SHISH i përfshirë në korrupsion dhe bashkëpunim me bandat kriminale McAllister ngre shqetësimin për Shqipërinë: Qytetarët protestojnë kundër korrupsionit dhe abuzimit me pusht... Sofra e gurtë mbetet bosh – Rama heq dorë nga ftesat fizike për dialog me studentët
AKTUALITET

Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit

Kushtet e përkeqësuara atmosferike në detin e Vlorës kanë detyruar autoritetet të marrin masa për kufizimin e lundrimit të mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit

P
Piranjat11 November 2026, 10:33 · 1 min lexim
Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe

Kushtet e përkeqësuara atmosferike në detin e Vlorës kanë detyruar autoritetet të marrin masa për kufizimin e lundrimit të mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.

Ndalimi do të hyjë në fuqi sot, më 11 nëntor, në orën 16:00 dhe do të qëndrojë në fuqi deri më 14 nëntor, në orën 06:00.

Masa parashikon pezullimin e lundrimit në det të hapur, jashtë Gjirit të Vlorës, për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit, për shkak të erërave të forta dhe dallgëzimit të lartë.

Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë kësaj periudhe era pritet të arrijë forcën 7-8 ballë, me shpejtësi nga 20 deri në 35 metra në sekondë. Ndërkohë, lartësia e dallgëve parashikohet të jetë nga 2 deri në 4.5 metra.

Pavarësisht kufizimeve, anijet që kryejnë transport ndërkombëtar do të vijojnë aktivitetin normalisht, duke respektuar itineraret dhe destinacionet e përcaktuara.

Masat synojnë garantimin e sigurisë në det dhe shmangien e incidenteve të mundshme gjatë ditëve me kushte të pafavorshme atmosferike.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.