Skandal në Gjykatën e Tiranës/ “Greva e rrogave” i shtyn seancën me 7 muaj, avokati: Ku ta di unë që do jemi gjallë
Një avokat denoncon një tjetër rast të shtyrjes së gjatë të një seance gjyqësore në Tiranë. Sipas tij, s...
Një avokat denoncon një tjetër rast të shtyrjes së gjatë të një seance gjyqësore në Tiranë. Sipas tij, s...
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV publikimin e përgjimeve që, sipas tij, d&eum...
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta lidhur me çështjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke ...
Pas alarmit të dhënë nga DEA, Uruguai vëzhgon hyrje-daljet e shqiptarëveAutoritetet e Uruguait kanë shtuar vëmendjen n...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e “Piranjat News” nga një banor i qytetit të Tropojës, i cili ngre shqet...
Nga Gabriela Alejandra Echeverria Vásquez- Expreso.ec Një strukturë e përbërë nga 7 mjekë dhe një zyrtar i Shërb...
Disa drejtorë dhe ish-drejtorë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë arrestuar, hetuar, gjykuar e dënuar për abuzime të shumta ...
Një burrë me lidhje me Lancashire, i cili kërkohet në Shqipëri për eksportin e rreth 50 kg kanabis, i është refuzuar lir...
Një seri lëvizjesh të regjistruara pothuajse njëkohësisht në kryeqytetet evropiane pasqyrojnë shqetësimin në rritje...
Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, tha se “dera është e hapur” që Irani të kthehet në negociata për ...
Një histori që nis si një krushqi tradicionale dhe përfundon në një skemë të mirëorganizuar mashtrimi. Kjo është ajo që denoncon Zenel Gashi, një emigrant nga Peja që jeton në Gjermani, i cili pretendon se është mashtruar me 5850 euro dhe një sasi të konsiderueshme floriri, në emër të fejesës së djalit të tij me një vajzë nga Tirana.
Sipas dëshmisë së tij, njohja është bërë përmes një miku të përbashkët. Vajza dhe djali komunikuan përmes kamerës dhe, pas një pëlqimi të ndërsjellë, babai i vajzës e ftoi Zenelin në Shqipëri për të vijuar me traditën e krushqisë.
“Më tha: hajde nga Gjermania në Shqipëri. Të nesërmen u nisa”, rrëfen ai.
Vizita në familjen e vajzës u shoqërua me një ceremoni tradicionale, ku nuk munguan urimet, dhuratat dhe simbolika e një fejesë të shpejtë. Por pas kësaj atmosfere festive, fshihej një fakt shqetësues: vajza, për të cilën pretendohej se ishte 18 vjeçe, në të vërtetë nuk kishte mbushur ende 15 vjeç.
Zeneli thotë se nuk kishte asnjë dijeni për moshën reale të vajzës.
“Mua më thanë që ishte 18 vjeçe”, shprehet ai, duke shtuar se nuk kishte vënë re asnjë shenjë presioni tek e mitura gjatë ceremonisë.
Pas qëndrimit një natë në shtëpinë e familjes së vajzës, ai la 1000 euro si pjesë e përgatitjeve për dasmën. Më pas, kërkesat për para vijuan edhe nga Gjermania, fillimisht 2000 euro për organizimin e festës dhe më pas edhe 2000 euro të tjera, të dërguara përmes Western Union në emër të një personi tjetër, të identifikuar si Fadil Berisha.
Paratë, sipas Zenelit, do të përdoreshin për udhëtimin e vajzës dhe familjes së saj drejt Gjermanisë, ku pritej të bashkohej me djalin e tij.
Madje, ai tregon se ka marrë edhe një video nga aeroporti i Tiranës, si provë e nisjes.
Por në momentin që Zeneli mbërriti në aeroportin e Hamburgut për t’i pritur, askush nuk u shfaq.
“Prita deri në orën 6. Pyeta pasagjerët që vinin nga Tirana, por askush nuk i kishte parë”, tregon ai. Më pas, një telefonatë e informoi se familja ishte kthyer mbrapsht nga autoritetet kufitare, një pretendim që rezultoi i pavërtetë.
Pas kësaj, kontaktet u ndërprenë plotësisht. “Aty ka qenë e fundit”, thotë Zeneli.
Sipas verifikimeve paraprake, dyshohet se organizatori i kësaj skeme është babai i vajzës, një 40-vjeçar nga Tirana, i cili sipas burimeve punon si roje në një shkollë të kryeqytetit.
Gjatë përballjes me gazetaren, ai fillimisht mohon njohjen me Zenelin, përpara se të ndryshojë qëndrim.
Rasti ngre shqetësime serioze jo vetëm për mashtrimin financiar, por edhe për përfshirjen e një të miture në një marrëveshje të tillë.
Praktika të tilla, të justifikuara shpesh me “traditë”, bien ndesh me ligjin dhe të drejtat e fëmijëve.
Materiali i plotë pritet t’u dorëzohet autoriteteve përkatëse për hetime të mëtejshme. Ndërkohë, Zeneli kërkon drejtësi dhe rikthimin e parave të humbura, duke shpresuar që rasti i tij të shërbejë si paralajmërim për të tjerë./Piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Prej 100 ditësh jemi angazhuar në gjurmimin, investigimin dhe demaskimin e Call Center-ave mashtrues të Tiranës. Së bashku me koleg&eum...
Kontrastet e Shqipërisë janë të shumta: ato hasen shpesh në politikë, jetën sociale dhe ekonomi. Jemi një vend i bekuar ...
Elena Demollari, “astrologia e mrekullive”, e cila prej kohësh promovon veten si zgjidhëse problemesh personale, shpirtërore dhe ma...
Jemi në Spille, të Rrogozhinës, një zonë turistike, e cila vitet e fundit po njeh një hov zhvillimi infrastrukturor. Kjo ka sjel...
Një histori që nis si një krushqi tradicionale dhe përfundon në një skemë të mirëorganizuar mashtrimi. Kjo ë...
Prej 100 ditësh jemi angazhuar në gjurmimin, investigimin dhe demaskimin e Call Center-ave mashtrues të Tiranës. Së bashku me koleg&eum...
Kontrastet e Shqipërisë janë të shumta: ato hasen shpesh në politikë, jetën sociale dhe ekonomi. Jemi një vend i bekuar ...
Sonte Piranjat sjellin një histori që nis në TikTok dhe përfundon me kërcënime për fëmijët, përndjekje dhe pre...
Qendrat e Kujdesit për të moshuar pretendohet të jenë mjedise që ofrojnë qetësi, kujdes dhe dashuri për të gjith&eu...
Historia e konfliktit mes Gjovanës dhe Leonardit, ku krahas tyre janë përfshirë edhe familjarët, në këto javë ka shkaktu...