Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin... Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te fa... Drejt falimentimit, taksistët lajmërojnë protestë, Karanxha bën akuzën e fortë: Shoqëritë po pastrojnë para... Akuzohet për mashtrimin e 50 mln eurove me call center, GJKKO liron nga qelia Merxhan Çelikun Rama po shpopullon Shqipërinë, Xhaferri: Ai është i lidhur me botën e krimit dhe po bën pastrimin e parave ... “Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime Tragjedi në Spanjë, shpërthen çanta e dyshimtë gjatë kontrollit. Humb jetën polici, një tjetër i plagosur... Studimi/ Të rriturit e moshës së mesme konsumojnë dy herë më shumë kanabis se Gen Z “Mata Hari” kineze që dyshohet se joshi shefin e Nvidia-s, a u përdor Jensen Huang në një kurth spiunazhi k...
INVESTIGIME

Piranjat përballen me psikologen mashtruese: Njerëzit vijnë më takojnë të më shohin që nuk jam Zoti…

P
Piranjat 1 November 2025, 12:56 · 3 min lexim
Piranjat përballen me psikologen mashtruese: Njerëzit vijnë

Ema Bruci, një pseudo-psikologe pa licensë për të ushtruar këtë profesion, ishte kthyer në një shqetësim për shumë persona, të cilët në mungesë të informacionit të duhur, ishin trajtuar te kjo zonjë, dhe jo vetëm me terapi, por edhe me mjekim, diçka që është kategorikisht e ndaluar për psikologët.

Në puntatën e të premtes së datës 24 tetor, “Piranjat“ dokumentuan aktivitetin e kësaj zonje, e cila si fillim është bërë virale dhe e njohur në TikTok.  Zonja në fjalë nuk ka një zyrë ku mund t’i trajtojë pacientët e saj, ndaj i merr në kafene, ndërsa me ata që nuk munden ta takojnë, terapitë i bën online. Gjithashtu ajo i merr edhe para, 30 mijë lekë të vjetra për çdo seancë, pa një kupon tatimor.

Mirëpo nuk mbaron këtu.

59-vjeçarja gjatë terapisë, nuk përqendrohet te problemet e pacientit që ka përballë, por nis të tregojë histori personale dhe histori të ish-pacientëve të saj, madje duke i tallur dhe duke i përbuzur, kryesisht njerëz të paarsimuar mirë apo që vuajnë nga shëndeti mendor.

Ema Bruci arrin deri aty saqë tregon kartat e ID të pacientëve, pacientëve të tjerë, që ata të krijojnë besimin se ajo është shumë e kërkuar dhe ka shumë klientë. Aq i madh është deliri i saj, saqë pranon se ajo trajton edhe fëmijë të vegjël, 10 vjeç, 12, 15, të rritur apo të moshuar me sëmundje të ndryshme. Veç terapive, pseudo-psikologia u jep atyre edhe mjekim, të cilat ajo i konsideron produkte bimore të padëmshme.

Të gjithëve u jep të njejtat produkte.

“Një mjekim duhet bërë shumë i kujdesshëm dhe i personalizuar, aq më tepër që nuk ka shkallë të ankthit. Shkalla 1,2,3 e ankthit nuk ekziston. Ka forma të ndryshme të ankthit, por jo numra“, shprehet psikiatrja Arjana Rreli.

Tmerri vijon…

59-vjeçarja pasi dëgjon pak fjalë nga pacientët e saj, i kategorizon menjëherë me ankth. I pyet për probleme fizike dhe mjekimin ua jep edhe për probleme që atyre ende nuk u janë shfaqur. Gjithashtu i frikëson duke u treguar histori se si njerëzit vdesin nga ankthi.

Në përballjen me gazetari, zonja Bruci mohoi gjithçka, pa menduar se gjithçka është cituar më sipër, u dokumentua me audio dhe figurë. E vetmja gjë që zonja pohoi, ishte abonimi me përqindje te firma ku ajo merr produktet dhe ua jep klientëve.

“Dëmi është i padiskutueshëm, sepse një pacient vjen dhe ka pritshmëritë e veta për çfarë ti si profesionist do qasesh ndaj tij dhe të ka zgjedhur që të zgjidhësh problemin e tij. Në fakt është një zhgënjim i madh për kë kupton që vërtet nuk po merr gjënë e duhur”, shprehet psikiatrja Arjana Rreli./piranjat.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.