“Jam i bekuar gjenetikisht”, Trump bën deklaratën e pazakontë, kamerat filmojnë reagimin e Rubios dhe Vance

Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr vëmendjen gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, pasi deklaroi se është “i bekuar gjenetikisht”, duke iu referuar aftësive të tij për të kuptuar shkencën dhe teknologjinë.
Gjatë fjalës së tij, Trump përmendi lidhjen familjare me Institutin prestigjioz të Teknologjisë në Masaçusets (MIT), duke iu referuar xhaxhait të tij, John George Trump, i cili ishte profesor dhe shkencëtar në këtë institucion për dekada me radhë.
“Kam njohuri të mëdha për MIT-in, sepse një anëtar i familjes sime kaloi jetën atje. Ai konsiderohet si një nga profesorët më të mëdhenj në historinë e MIT-it. Kështu që kam një kuptim shumë të mirë dhe mendoj se ndoshta jam i bekuar gjenetikisht”, deklaroi presidenti amerikan.
Sipas The Independent në momentin kur Trump shqiptoi këtë fjali, kamerat fokusuan Vance dhe Rubion, të cilët u panë duke buzëqeshur dhe duke shkëmbyer një vështrim mes tyre. Reagimi i dy zyrtarëve të lartë amerikanë u vu në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, ku pamjet e tyre nisën të shpërndahen me shpejtësi.
Deklarata e Trumpit erdhi ndërsa ai po fliste për rrezikun e armëve bërthamore dhe takimin e zhvilluar me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë kinez Xi Jinping.
Ai tha se tre fuqitë e mëdha kishin diskutuar përgjegjësinë për të reduktuar kërcënimin që paraqesin armët bërthamore për botën.
Trump iu referua edhe një herë xhaxhait të tij, John Trump, i cili ka qenë një figurë e rëndësishme akademike në MIT.
Presidenti amerikan e ka përmendur edhe në raste të tjera karrierën e tij shkencore, duke e lidhur atë me interesin dhe aftësitë e veta për të kuptuar çështjet teknologjike dhe shkencore.
Lexo edhe
BOTA
Tensione në detin Baltik, anija ruse goditet nga dronët! Zelensky: Trump do samit paqeje deri në Krishtlindje, jemi gati

Estonia bllokadë Rusisë, mbyll kufirin më 1 dhjetor, familjet nxitojnë të takojnë të afërmit

Nisin hetimet për vetëvrasjen e ish kreut të policisë italiane, pranë trupit iu gjet pistoleta! Gjendet dhe letra për familjarët

Arrestohet bosi i kokainës në Meksikë, “El Chapo Isidro” ishte ndër 10 personat më të kërkuar nga FBI-ja




