Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë... Rama paralajmëron socialistët në Asamblenë e Tiranës: Kush nuk kryen detyrat, nuk ka vend në PS!
BOTA

Arrestohet bosi i kokainës në Meksikë, “El Chapo Isidro” ishte ndër 10 personat më të kërkuar nga FBI-ja

P
Piranjat21 November 2026, 18:30 · 2 min lexim
Arrestohet bosi i kokainës në Meksikë, “El Chapo

Autoritetet meksikane kanë arrestuar Fausto Isidro Meza Flores, i njohur si “El Chapo Isidro”, një prej dhjetë personave më të kërkuar nga Byroja Federale e Hetimit  në SHBA. Arrestimi u krye të premten, më 20 nëntor, gjatë një operacioni të forcave speciale të ushtrisë dhe Gardës Kombëtare në qytetin Guasave, në shtetin Sinaloa, me mbështetjen e shërbimeve amerikane të inteligjencës.

Së bashku me të u arrestuan edhe dy persona të tjerë, të dyshuar si pjesë e rëndësishme e organizatës së tij kriminale, njëri prej të cilëve konsiderohet si numri dy i grupit, ndërsa tjetri dyshohet se menaxhonte financat e tij. Operacioni shkaktoi përplasje të armatosura mes forcave të sigurisë dhe personave të armatosur, ndërsa u raportuan të shtëna, automjete të djegura dhe bllokime rrugësh. Situata shkaktoi panik edhe në një stadium bejsbolli, ku një ndeshje u ndërpre dhe spektatorët u larguan me nxitim pas dëgjimit të të shtënave.

Meza Flores u transportua së bashku me dy të arrestuarit e tjerë drejt Mexico City, ku do të vihet në dispozicion të autoriteteve përkatëse.

“El Chapo Isidro” konsiderohet si një prej figurave kryesore të krimit të organizuar në Meksikë dhe drejtues i organizatës Meza-Flores, e njohur edhe si Los Mazatlecos, e lidhur me rrjetin kriminal Beltrán Leyva. Ai u përfshi në listën e dhjetë personave më të kërkuar nga FBI-ja në shkurt të vitit 2025, për shkak të akuzave për trafik ndërkombëtar të drogës, përfshirë fentanilin, kokainën, heroinën, metamfetaminën dhe marihuanën drejt SHBA-së.

FBI-ja e akuzon gjithashtu për përfshirje në rrëmbime, zhvatje, tortura dhe vrasje, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit kishte ofruar një shpërblim deri në 5 milionë dollarë për informacion që do të çonte në arrestimin dhe dënimin e tij. Kundër tij ekziston një urdhër-arresti në Meksikë për pjesëmarrje në krimin e organizuar dhe trafik droge, si dhe një kërkesë për ekstradim drejt Shteteve të Bashkuara.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.